LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Zgjidhni, tiki-taka me Brazilin apo topa të gjatë me Anglinë

Thaçi: Zgjidhni, tiki-taka me Brazilin apo topa të gjatë me Anglinë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një aplikacioni që e ka postuar në Facebook, ka kërkuar nga tifozët e përfaqësueses së Kosovës në futboll që të japin këshillat e tyre se me kë duhet të zhvillojë vendi ndeshjen e ardhshme miqësore (pas Turqisë).

“Shumë tifozë të flaktë të përfaqësueses kosovare në futboll më kanë pyetur se me kë do të luajë Kosova pas Turqisë? As unë ende nuk e di, por përdoreni aplikacionin e mëposhtëm për t’u dëgjuar zëri i juaj këshillues. Tiki-taka me Brazilin apo topa të gjatë me Anglinë?”, shkruan në faqen e kryeministrit në Facebook.

Në aplikacionin e quajtur “Zgjidhni kundërshtarin e Kosovës” shkruan: “Kosova ka fituar të drejtën për të zhvilluar ndeshje miqësore nën ombrellën e FIFA-s. Së shpejti do të luajmë edhe në kampionate ndërkombëtare. Në ndërkohë, na tregoni se me kë ju mendoni se Kosova duhet të luajë në ndeshjen e ardhshme? Një kombëtare nga Kontinenti i Vjetër, Evropa, apo dëshironi samba nga futbollistët e Amerikës Latine? Apo ndoshta fillimisht duhet të bëjmë një zgjedhje më të ‘sigurt’, të luajmë me kombëtare më modeste nga Azia? Ju vendosni dhe na tregoni!”.

Më 5 mars, Kosova zhvilloi ndeshjen historike ndërkombëtare kundër Haitit, ndërsa takimi i radhës do të jetë përballë Turqisë. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori