Presidenti Hashim Thaçi, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, ka komentuar ‘letrat’ që i ka dërguar Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, duke i cilësuar si detyrim të tij qytetar, por edhe si President i vendit.
“Pushtetet janë të ndara. Por për letrat që i kam dërguar prokurorisë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli edhe kryeministri Isa Mustafa janë informuar nga unë dhe i kanë mirëpritur. Jo vetëm ata, por edhe spektri politik dhe shoqëria civile”, tha ai
“Është me rëndësi që ekziston një koncensus i plotë shoqëror dhe intelektual dhe është mirë që letrat i janë dërguar kryeprokurorit dhe Këshillit Prokurorial. Për 17 vjet sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ka qenë i udhëhequr nga kosovarët. Prandaj kur kam qenë kryeministër kam pasur mundësi që të jap deklarata, por jo t’u drejtohem institucioneve për këto gjëra. Nga qershori i këtij viti, me marrëveshjen e re mes institucioneve të vendit dhe BE-së, nënvizohet qartë që pjesa më e madhe e kompetencave ekzekutive nga ndërkombëtarët, barten tek vendorët. Për këtë arsye si president i vendit, kam marrë përgjegjësinë, por edhe guximin, për t’iu drejtuar kryeprokurorit për cështje që mendoj unë se duhet të trajtohen me seriozitet. Por jo në kuptim të ndikimit apo presionit. Duhet kuptuar që çdo qytetar mund t’i drejtohet drejtësisë, lëre më një president i vendit. Kjo është përgjegjësi qytetare dhe në mandatin e plotë të presidentit që të ngris çështje të ndryshme. Duhet të vlerësoj profesionalizmin dhe sukseset e sistemit të drejtësisë, ndërsa respektoj punën e tyre” tha ai.
Thaçi ka theksuar se ka qenë vullnet i tiji që këto cështje të trajtohen në mënyrë serioze dhe i gjithë procesi ka qenë në konsultim me faktorët relevant ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.
“Unë kam kryer obligimin tim qytetar, por edhe si president. Askush nuk më ka nxitur. Ka qenë vullnet imi, por edhe guxim imi që këto çështje të trajtohen në mënyrë serioze, nga institucionet vendore. Nëse dikush ka për të rrëfyer dicka, duhet të shkojë në prokurori. Natyrisht unë takoj sistemin e drejtësisë dhe autoritetet relevante të rendit”.
“Këto letra janë konsultuar me partnerë relevant, sepse kemi një projekt të përbashkët që po e zhvillojmë. Për të qenë me vlerë dhe për të pasur transparencë të plotë me opinionin, unë kam ftuar një konferencë për media. Natyrisht që janë çështje të ndjeshme, ndaj edhe kam dashur që të jem transparent”.
Presidenti Thaçi ka folur për atentatin e vitit 2005 ndaj presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, duke sqaruar momentin historik në të cilin ka ndodhur dhe shtruar pyetje lidhur me këtë rast, njofton Klan Kosova.
“Në mars të vitit 2005 me faktorët relevant ndërkombëtar jemi takuar, kemi biseduar dhe jemi dakorduar për një koalicion të ri. Pak minuta para kësaj ka ndodhur atentatit ndaj presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Shtrohet pyetja: kë e ka penguar ky koalicion? Kush nuk deshi që ai të vijë në këtë takim? Kush ishte i shqetësuar për atë marrëveshje? Këto gjëra duhet të dihen”.
“Tash i kam dërguar ato letra sepse jam president i vendit. Por edhe kam guximin ta bëj këtë gjë. Mos të harrojmë që as nuk jam i pari president, por as nuk kam qenë kryeministër i parë i vendit”, tha ai.
Thaçi ka folur edhe për ndrimin që u ka bërë pllakave përkujtimore të serbëve. Ai ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm për përmbajtjen e pllakave përkujtimore të serbëve të vrarë pasluftës, por që ata janë qytetarë të Kosovës dhe zbardhja e vrasjes së tyre është detyrim dhe një gur më shumë në kalanë europiane të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Kam qenë i vetëdijshëm ëka shkruan në pllakata. Por ata janë qytetarë të Kosovës. Ne e dimë kush ka kryer gjenocid në Kosovë. Por nëse kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat, atëherë nuk është mëkat të bëhet kjo gjë. I di vlerësimet në Prishtinë, në Beograd, por edhe në mediat ndërkombëtare për këtë veprim. Por unë do të punoj në të mirë të së ardhmes së të gjithë qytetaëve të Kosovës. Nëse dikush mendon që duhet të injorojmë faktin që ka ndodhur krim në Grackë, ky është gabim i madh. Apo nëse dikush mendon që është vlerë djegia e ndonjë kishe, ky është po ashtu gabim i madh. Të mos harrojmë që të gjitha vendet e rajonit janë multietnike. Ne nuk e kemi shpikur, por jemi produkt i një realiteti europian. Dikush mund të thotë që vizita te këto pllaka është fyerje për luftën, për dëshmorët, për të ardhmen e Kosovës. Por fyerje për luftën dhe UÇK-në është vrasja e atyre fëmijëve serb, si edhe dëmtimi i objekteve fetare serbe. Duhet të themi që asnjë monument fetar serb nuk është dëmtuar gjatë luftës. Ne duhet të jemi realistë dhe duke shprehur keqardhje për viktimat. Ne nuk i bëjmë nder të ardhmes tonë duke heshtur për këto gjëra. Ne nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen tonë duke rrënuar xhami, teqe, kisha katolike. Zbardhja e dëmtimit të të gjitha monumenteve fetare të kultit islam nga shteti serb, dëmtimi i kishave katolike në Kosovë, dëmtimi i disa teqeve, është shumë e rëndësishme”, tha Thaçi.
Hashim Thaçi deklaroi se është bërë mirë që është aprovuar Ligji, dhe po ashtu tha se ndërkombëtarët kishin “një heshtje aprovuese për Trepçën”. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet