LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon këshilltarin e presidentit amerikan, flasin për marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi

Thaçi takon këshilltarin e presidentit amerikan, flasin për marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka zhvilluar takim me Robert O’Brien, këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kishte një bisedë të mrekullueshme me Robert O’Brien.

“Një bisedë të mrekullueshme sot kisha edhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien. Ne konfirmuam edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në arritjen e një marrëveshjeje finale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe lidhjen speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Thaçi, përcjell Telegrafi.


Robert O’Brien ishte pjesëmarrës në nënshkrimin e ujdisë për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, e cila u arrit të hënën në Ambasadën Amerikane në Gjermani.

Gjatë ditës Thaçi ka takuar edhe  Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Kroacisë si dhe partneritetin strategjik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë

Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë

Drejtësi
Kalo në kategori