Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 9 maj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Gjermani, ku është pritur nga Kancelarja, Angela Merkel. Gjatë vizitës atje, Thaçi, ka zhvilluar një takim sy më sy me Merkel, rreth së cilit ka dhënë sqarime se çfarë është biseduar konkretisht.
“Biseda ka qenë shumë përmbajtjesore, ka qenë me plot mesazhe, me shkëmbim të ideve të hapave konkret që duhet ndërmarrë për të ardhmen euroatlantike, për mundësitë që Gjermania të ndihmojë këtë proces. Gjithashtu edhe për mundësinë e hapjeve të kapitujve të ri. Kemi diskutuar për zhvillimet e brendshme, në rajon, raportet më fqinjët dhe si të lëvizet më shpejt drejt së ardhmes evropiane”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.
“Kam kërkuar që Gjermania të luajë rolin e vet aktiv, dinamik dhe vet Merkel t’i jep dinamikë të re të negociatave përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë që do të përmbyllej më njohje reciproke dhe anëtarësim e Kosovës në OKB. Kemi diskutuar për luftën kundër terrorizimit, obligimet e Kosovës dhe hapat e mëtutjeshëm me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, si dhe Serbinë”, ka deklaruar Thaçi në Zona B.
“Gjermania ka qenë prej vendeve të para që ka njohur shtetin tonë. Roli i Gjermanisë është i rëndësishëm jo vetën në aspektin ushtarak dhe diplomatik por edhe të sjelljes së investitorëve gjermanë. Kosova i është mirënjohëse Gjermanisë dhe Kancelares Merkel”.
“Kancelarja Merkel është zotuar se do të marrë rol për të shtyrë përpara procesin e dialogut Kosovë – Serbi, për ndërtimin e raporteve evropiane, si kusht për të lëvizur drejt familjes evropiane. Ritheksoj se te Kancelarja Merkel – kam besim të plotë se me lidërshipin evropian, në koordinim edhe me SHBA-në do të kenë qasjen e njëjtë dhe një zë për të shtyrë përpara normalizimin e marrëdhënieve tona. Propozimet e njëanshme nuk do të funksionojnë, por propozimet e standardit evropian. Në asnjë rrethanë nuk do të ketë ndarje, shkëmbim territoresh. Kosova ka autoritetin e vet kushtetues. Normalizimi ndodh në emër të vlerave të fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane”.
“Pas kësaj bisede dhe bisedave tjera që Merkel ka zhvilluar me Vuçiqin, SHBA dhe vendet e QUINT-it – BE dhe SHBA do të mbështesin njëzëri Mogherinin që brenda gjashtë muajve të arrihet një marrëveshje – të fitojmë njohjen nga Serbia. Pajtimi nuk do të jetë i lehtë, sepse rreth 400 masakra që ka kryer Serbia ende nuk ka marrë askush përgjegjësi. Ato masakra janë kryer prej shtetit të Serbisë. Por kam besim dhe i ftoj njerëzit që të mendojnë për të ardhmen”m sqaroi Thaçi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin