LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE-së

Thaçi: Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson.

Sipas një njoftimi, presidenti Thaçi e ka vlerësuar lart vizitën e kryediplomatit britanik dhe mesazhet e tij të dhëna në Kosovë dhe rajon.

“Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE-së. Ne jemi të inkurajuar që të vazhdojmë rrugën e integrimit në NATO dhe BE. Por, jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së, që po i krijon hapësirë të tjerëve të shtrijnë ndikimin në rajon”, ka thënë presidenti Thaçi.


E sipas njoftimit, kryediplomati britanik, Boris Johnson, ka shprehur përkrahje për aspiratën e tërë rajonit për anëtarësim në BE.

“Mbështesim angazhimin për bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor në rajon”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi dhe kryediplomati Johnson kanë biseduar edhe për ndërtimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjithë sektorët ndërmjet Kosovës dhe Britanisë, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Kalo në kategori