LAJMI I FUNDIT:

Që ta dëshmojmë rrugën tonë evropiane, “duhet të jemi më katolikë se Papa”

Që ta dëshmojmë rrugën tonë evropiane, “duhet të jemi më katolikë se Papa”

Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, në artikullin e tij të shkruar për EurActiv, ka prekur shumë aspekte që e karakterizojnë Kosovën dhe Ballkanin.

Në fillim të shkrimit të tij, i pari i vendit përmend lehtësimin që e ka Kosova dhe rajoni që në krye të Austrisë është zgjedhur Alexander Van Der Bellen e jo Norbert Hofer, i cili i përket së djathtes ekstreme dhe që ka deklarur se Kosova nuk duhet të pranohet në organizata ndërkombëtare, pasi krijon vetëm probleme.


“Ne as nuk jemi një strehë e sigurt për ekstremistët. Shërbimet tona të sigurisë kanë bërë 110 arrestime dhe kanë siguruar 67 aktakuza dhe 26 dënime kundër mbështetësve të ISIS-it në vendin tonë. Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry, theksoi në vizitën e tij të fundit në Kosovë se kosovarët janë liderë regjional në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, gjithashtu njohu rolin aktiv të Kosovës për promovimin e dialogut ndërfetar në raportin e vitit 2013. Bashkimi Evropian gjithashtu morri parasysh ritmin e përshpejtuar të bërjes së reformave dhe na dhuroi neve traktatin e parë të para pranimit në Be, marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit,” ka shkruar Thaci për EurActiv, përcjellë Klankosova.tv

Shefi i shtetit ka përmendur edhe skepticizmin evropian karshi Kosovës dhe Ballkanit, ai ka përmendur edhe thënie për ta ilustruar betejën e vështirë drejt anëtarësimit në BE. Për Thaçin, Kosova dhe Ballkani po përdoren edhe si “kokë turku”. Por, dëshmimi i ëndrrës dhe rrugës evropianë do të vazhdojë.

“Liberalizimi i vizave është fituar me vështirësi pas kryerjes së reformave të vështira të brendshme, por është e qartë që disa politikanë në Evropë janë duke ndërhyrë në disponimin aktual që është i karakterizuar nga pakënaqësia publike rreth migrimit dhe po e përdorin Kosovën dhe Ballkanin si një kokë turku. Siç e kemi festuar një fitore të ngushtë të forcave progresiste të Austrisë, një gjë është e sigurt. Liderët e Ballkanit duhet të punojnë shumë për në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimit të emigracionit ilegal dhe ekstremizmit të dhunshëm për të dhënë një ndjenjë në rritje të sigurisë dhe për t’i siguruar skeptikët përqark Evropës. Ne duhet të jemi – siç është edhe thënia – më katolik se Papa, në mënyrë që t’i bindim mohuesit dhe skeptikët që ëndrra evropiane, rruga evropiane është shansi jonë i vetëm, kontrata më e mirë që mund ta nënshkruajmë për ta siguruar të ardhmen tonë”, ka shkruar Thaci për EurActiv. /Klan Kosova/