LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Nuk ka autonomi për serbët, nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka shkëmbim të territorit

Thaçi: Nuk ka autonomi për serbët, nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka shkëmbim të territorit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në 10 vjeçarin e fundit që kemi lënë pas, vendi ka shënuar progres dhe dështime por mbi të gjitha ka vendosmërinë e duhur për t’i integruar në organizmat euroatlantikë.

Presidenti, në një intervistë për OraNews, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ndërsa shprehet se procesi i dialogut do të vazhdojë pavarësisht vrasjes së Oliver Ivanoviq.

“Institucionet përkatëse janë duke punuar maksimalisht për zbardhjen e këtij rasti. Nuk ka ndonjë indikacion për ndonjë motiv politik apo etnik. Viti 2018 unë besoj se do të jetë viti i marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe pajtim që do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe pse jo edhe njohjet reciproke. E shoh si domosdoshmëri të kohës, nuk ka kohë për të humbur as Kosova dhe as Serbia. Përfundimisht nuk do të ketë autonomi për serbët, nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim të territorit të Kosovës. Kosova është një, është unike, me integritet territorial të njohur dhe të pranuar ndërkombëtarisht”, ka thënë Thaçi.


Projekti i Ushtrisë së Kosovës, sipas Thaçit, do të finalizohet edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve ndërsa kreu i shtetit garantoi edhe njëherë vazhdimësinë e punës së Gjykatës Speciale në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori