LAJMI I FUNDIT:

Thaçi ngushëllon familjet e viktimave në Gjenova të Italisë

Thaçi ngushëllon familjet e viktimave në Gjenova të Italisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për viktimat nga shembja e urës në Gjenova të Italisë, ku humbën jetën të paktën 35 persona.

Ai ka thënë se ndjehet i tronditur nga humbja e jetëve si pasoj e kësaj ngjarje.

“Jemi të tronditur nga humbja e jetëve si pasojë e shembjes së urës në Gjenovë të Italisë. Kosova bashkëndjenë dhimbjen e familjeve të viktimave dhe lutemi për të lënduarit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


200 metra të urës Morandi në Gjenova janë shembur sot pas një stuhie të ashpër që kishte kapluar qytetin. /Telegrafi/