LAJMI I FUNDIT:

Thaçi nga Nju Jorku: Tani është koha për marrëveshjen me Serbinë (Video)

Thaçi nga Nju Jorku: Tani është koha për marrëveshjen me Serbinë (Video)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar nga Nju-Jorku se tani është koha e arritjes se marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë marrëveshje presidenti tha për RTK-në, se do të hapet perspektiva euroatlantike për të dyja vendet, por pa tendenca për ndarje apo shkëmbim të territoreve.

Presidenti Thaçi ka thëne se ketë çështje do ta shtrojë edhe ne takimin me presidentin amerikan Trump dhe me liderët e tjerë botërorë, të cilët do të jenë pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.


Në delegacionin me presidentin janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, raporton RTK.

Vizitën në SHBA presidenti Thaçi po e vlerëson me rëndësi për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare veçmas ne Interpol. Ai shpreson qe kjo vizitë do të shërbejë edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Presidenti foli edhe për nevojën e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë çështje tha që do ta diskutojë edhe në takimin me presidentin amerikan Trump.

Sipas tij, Kosova nuk do të lejojë asnjë tendencë që kjo marrëveshje të kushtëzohet me ndarje apo shkëmbim territoreve.

Presidenti Thaçi gjatë ditës ka zhvilluar takime me personalitete të ndryshme, ndërkaq që në  kuadër të vizitës do të takojë edhe presidentet e vendeve te ndryshme në përpjekje për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar arritjen e njohjeve të reja dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori