LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Muaji mars gjithmonë na kujton luftën e drejtë, por edhe ditët e rënda

Thaçi: Muaji mars gjithmonë na kujton luftën e drejtë, por edhe ditët e rënda

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë sot se muaji mars gjithmonë kujton lavdinë e luftës së drejtë,  por edhe ditët e rënda nëpër të cilat kemi kaluar dhe humbjet e më të dashurve tanë.

Thaçi në një postim në rrjetin soacial Facebook shkruan se këto ditë kujtojnë masakrat që janë kryer gjithandej Kosovës.

“Muaji mars gjithmonë na kujton lavdinë e luftës së drejtë, por edhe ditët e rënda nëpër të cilat kemi kaluar dhe humbjet e më të dashurve tanë. Këto ditë kujtojmë masakrat që janë kryer gjithandej Kosovës, në Anadrini, Dukagjin, Drenicë e Gollak. Sot e tërë Kosova bashkëndjen me dhimbjen e familjarëve për jetët e humbura në Krushë të Vogël. Ky fshat është simbol i mbijetesës dhe do të mbetet gjithmonë fshat i rilindur mbi sakrificën e atyre që ranë dhe u flijuan vetëm pse ishin në vendin dhe në shtëpitë e tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët dhe për veprën e tyre në shërbim të atdheut!”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Kalo në kategori