Thaçi mirëpret marrëveshjen për termocentralin “Kosova e Re”: Arritje e pavarësisë së plotë energjetike të vendit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur sot arritjen e marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe investitorit amerikan “Countour Global” për realizimin e projektit energjetik “Kosova e Re”.
Në takimin me përfaqësuesit e “Countour Global”, në të cilin ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u konfirmua se është arritur pajtim për kushtet e fillimit të implementimit të projektit.
Tani pritet të finalizohet marrëveshja dhe të bëhet nënshkrimi i saj më 20 dhjetor në Prishtinë.
Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me arritjen e marrëveshjes dhe me mundësitë që sjellë ajo për ekonominë kosovare, thuhet në një komunikatë të Presidencës.
“Është investim i rëndësishëm për sektorin e energjisë, por edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo do të sjellë stabilitet energjik, por edhe mundësi për fushat e tjera të ekonomisë”, është shprehur presidenti Thaçi.
“Kur po shënojmë 10 vjetorin e pavarësisë së shtetit, po shënojmë edhe arritjen e pavarësisë së plotë energjetike të vendit”, shtoi presidenti Thaçi.
Më herët gjatë ditës, presidenti Thaçi kishte takuar edhe liderët e institucioneve shtetërore të vendit, liderët politikë dhe Grupin Ndërministror për projektin “Kosova e Re”, në të cilin ishte konfirmuar konsensusi i plotë politik dhe shoqëror për projektin.
Po sipas komunikatës, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane Contour Global, Joseph C. Brandt, e ka falënderuar presidentin Thaçi për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe e ka siguruar që projekti TC “Kosova e Re” do të realizohet duke i përmbushur të gjitha obligimet kontraktuale dhe në pajtim me të gjitha rregullat dhe standardet ndërkombëtare.
“Kosova e Re” është investimi më i madh privat në historinë e Kosovës, për të cilin është punuar që një dekadë, si dhe kap shumën prej 1,3 miliardë euro.
Gjatë periudhës së ndërtimit të termocentralit të ri pritet të hapen rreth 10.000 vende të reja pune. Projekti do të realizohet në përputhje me direktivat mjedisore dhe sociale të BE-së dhe do ta sigurojë furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike për vendin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapetanoviq në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal po forcon Ballkanin dhe dërgon mesazhin e solidaritetit ekonomik
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave “futet në alarm” nga tarifat e Trump
Të martën, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Dorëshkrimi fanariot” të autores rumune Doina Ruşti
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Kapetanoviq në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal po forcon Ballkanin dhe dërgon mesazhin e solidaritetit ekonomik
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet