LAJMI I FUNDIT:

Thaçi, ministrit të Jashtëm të Estonisë: Prioritet, liberalizimi i vizave për qytetarët

Thaçi, ministrit të Jashtëm të Estonisë: Prioritet, liberalizimi i vizave për qytetarët

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser, ndërsa tha se BE-ja nuk duhet të vonohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor, meqë ato po shfrytëzohen nga fuqi të mëdha për të destabilizuar rajonin.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministrin Mikser për mbështetjen që i ka dhënë Estonia popullit dhe shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Ai ka theksuar se tash kur Estonia merr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, Kosova pret një mbështetje edhe më të madhe në jetësimin e prioriteteve afatshkurta.


“Prioritet emergjent mbetet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Vonesat e krijuara janë të pajustifikueshme”, ka thënë Presidenti, duke shtuar se kriteri i demarkacionit është i padrejtë.

Presidenti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian mbetet opsioni i vetëm për qytetarët e Kosovës. Megjithëkëtë, presidenti Thaçi ritheksojë se BE-ja nuk duhet të vonohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor, meqë ato po shfrytëzohen nga fuqi të mëdha për të destabilizuar rajonin.

Duke folur për marrëdhëniet bilaterale, presidenti ka kërkuar që përveç bashkëpunimit diplomatik, ato të shtrihen edhe në fusha tjera.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori