Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të bëjë dekretimin e 34 gjyqtarëve nga radhët e komunitetit serb, të propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që nga muaji gusht i vitit 2015, kanë bërë të ditur zyrtarë të Presidencës.
Zyra për media e presidentit Hashim Thaçi tha se propozimet nga Këshilli Gjyqësor, që janë pranuar përpara një viti, në periudhën para zgjedhjes së Thaçit për president, nuk janë proceduar, pasi, siç thonë ata, kanë kaluar afatet ligjore për emërimin e tyre.
“Pasi që nuk është ndërmarrë ndonjë veprim as nga Zyra e Presidentit, e as nga ana e KGJK e KPK, Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, pranë Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, ka rekomanduar që Këshilli Gjyqësor i Kosovës të bëjë ripropozimin e gjyqtarëve nga komuniteti jo shumicë në Republikën e Kosovës, duke sjell propozimet e kompletuara, me të dhëna të sakta për gjyqtarët e propozuar për emërim”, thuhet, veç tjerash, në përgjigjen me shkrim nga presidenca për Radion Evropa e Lirë.
Presidenca po ashtu ka rekomanduar që edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës të bëjë ripropozimin edhe të prokurorëve nga komuniteti jo shumicë në Republikën e Kosovës, duke sjellë propozimet e kompletuara me të dhëna të sakta për prokurorët e propozuar për emërim.
Në ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, thuhet se “Nëse Presidenti i Kosovës refuzon të emërojë apo riemërojë cilindo kandidat, Presidenti siguron brenda afatit gjashtëdhjetë (60) ditor arsyet e refuzimit të tij ndaj Këshillit. Këshilli mund ta paraqesë edhe një herë tjetër kandidatin e refuzuar para Presidentit së bashku me arsyetimin në formë të shkruar, ose Këshilli mund të propozojë një kandidat tjetër”.
Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës thonë se pas rekomandimit nga presidenca, ridërgimi i emrave të propozuar do të bëhet pas përzgjedhjes së 14 kandidatëve të tjerë, krahas 34 që janë përzgjedhur nga konkurset.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha se Këshilli aktualisht është në fazën finale të përfundimit të intervistimit të kandidatëve që kanë konkurruar për gjyqtarë.
“Në momentin që do të dorëzohen edhe 14 propozime në Këshillin Gjyqësor nga komisioni, ne do ta përsërisim kërkesën te presidenti edhe për propozimet që i kemi dërguar vitin e kaluar në presidencë. Është e vërtetë që ka kaluar një kohë më e gjatë pa u dekretuar gjyqtarët, kështu që edhe na mbetet të përsëritet kërkesa. Tash do ta dërgojmë kërkesën komplet për 48 propozime”, tha Idrizi.
Pavarësisht kësaj, kryesuesi i Këshillit tha se procedurat për dërgimin e emrave dhe dekretimi i gjyqtarëve nuk do të zgjasin dhe ai beson se puna e Gjykatës Themelore në veri Kosovës do të nis në muajin e ardhshëm.
“Procedurat nuk marrin kohë, sepse ata e kanë kaluar procesin e verifikimit dhe intervistimit. Po shpresojmë që do të jetë gjithçka në rregull, nëse nuk do dal diçka e papritur. Po shpresojmë që në muajin tetor ta përfundojmë ketë proces”, ka shtuar Idrizi për Radion Evropa e Lirë.
Me marrëveshjen e arritur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është paraparë që një Gjykatë Themelore dhe një Prokurori Themelore të funksionojnë për rajonin e Mitrovicës.
Lëndët penale do të shqyrtoheshin në veri, kurse ato civile në jug të qytetit. Kryetari i Gjykatës do të jetë serb, kurse kryeprokurori shqiptar. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Daut Haradinaj viziton ELKOS Group: Peja do të rikthehet në atë që ishte – thesari i Kosovës
Buxheti për kulturën dhe turizmin gjatë vitit 2025 do të jetë 814 milionë denarë, parashihen mjete për Teatrin e Tetovës
Hamza para mësimdhënësve: Në vitin e parë të qeverisjes do t’i rris pagat për 50 për qind
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet