Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së në Sofje, me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov.
Presidenti Thaçi para Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, komisionerit Johannes Hahn dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor ka thënë se aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian janë prioritet kryesor nacional.
“Miqtë tanë në BE kanë hapur një derë për ne, por ne jemi ata që duhet të kalojmë nëpër atë derë. Është e qartë se ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin për të arritur atje më shpejt. Megjithatë, ne ndajmë më shumë sesa vetëm gjërat e mira. Ka edhe probleme të shumta politike, keqkuptime e komplikime, që ne duhet t’i zgjidhim”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Për qytetarët e vendit tonë, presidenti Thaçi ka thënë se është shumë e rëndësishme që të ndjehen të barabartë dhe të ndjejnë se integrimi është një realitet.
Ai ka theksuar se Strategjia e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor ofron një kornizë të mirë për përmirësimin e marrëdhënieve brenda rajonit dhe për rrugën tonë të integrimit.
Presidenti Thaçi ka folur edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se duhet shfrytëzuar ky momentum që këtë vit të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme, duke i hapur rrugë perspektivës evropiane për të dy shtetet.
Kreu i shtetit ka folur edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet shteteve të rajonit dhe një lidhjeje më të mirë me tregun evropian. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër