Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbledhur anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e komuniteteve në përgjithësi në Kosovë, për të arriturat e deritashme dhe për punën që duhet bërë në të ardhmen.
Sipas tij, Kosova sot nuk merr shembuj nga rajoni, por është bërë shembull për rajonin.
Ai ka thënë se jemi shembull se si duhet të promovohet dialogu dhe se si duhet të ndërtohet një shtet që është shtëpi e të gjitha komuniteteve, me një shoqëri multikulturore, ku të gjithë, pa dallim përkatësie etnike, do të mund ta ruajnë dhe ta kultivojnë identitetin dhe kulturën e tyre.
“Para një dekade e gjysmë ishim vend që kishte filluar rindërtimin nga diskriminimi dhe nga lufta ndëretnike. Nuk është ende as një dekadë që jemi bërë shtet i pavarur. Por, në këto pak vite kemi arritur të ecim më shpejt se çdo vend tjetër në rajon drejt ndërtimit të shtetit tonë të përbashkët”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka theksuar se rruga që kemi bërë nuk ka qenë e lehtë, sepse transformimet nëpër të cilat është dashur të kalojmë si shoqëri kanë qenë të mëdha.
“Në negociatat për ndërtimin e shtetit të Kosovës treguam pjekuri dhe vizion politik, duke pranuar provizione që akomodonin të gjitha komunitetet. Kemi ndërtuar mekanizma për të inkurajuar pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, pa marrë parasysh numrin e tyre, në jetën publike e institucionale në Kosovë. Mekanizma për të ruajtur dhe për të promovuar identitetin e tyre”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se kemi vënë themele të forta dhe të qëndrueshme, por kemi ende shumë punë për të bërë.
“Edhe këtu jemi të bashkuar. Hallet tona, ambiciet tona, synimet tona nuk na ndajnë, por na bashkojnë”, është shprehur presidenti Thaçi.
Për punën e Këshillit Konsultativ për Komunitete, Thaçi ka thënë se është qenësore për të zhvilluar një debat të mirëfilltë, kur është në pyetje mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të komuniteteve në Kosovë.
“Askush nuk mund të thotë që Ko sova është e përsosur dhe nuk përballemi me sfida. Muret që na kanë ndarë në të kaluarën ende nuk i kemi shembur të gjitha. Por, me rëndësi është që kemi gjetur çelësin për këto probleme, dialogun mes nesh. Këtu roli juaj është i pazëvendësueshëm”, iu ka thënë presidenti Thaçi anëtarëve të Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Presidenti Thaçi ka thënë se lista e sukseseve të shtetit të Kosovës do të rritet, duke na bërë krenarë që jemi qytetarët e shtetit më të ri, porse tani mbetet që së bashku të punojmë për të realizuar aspiratën tonë për Kosovën euroatlantike.
“Do të keni përkrahjen dhe bashkëpunimin tim gjithmonë”, ka thënë Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos