LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Ilaz Kodra luftoi për lirinë e Kosovës, tash i kemi bashkuar forcat për integrimin e shtetit

Thaçi: Ilaz Kodra luftoi për lirinë e Kosovës, tash i kemi bashkuar forcat për integrimin e shtetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të rënies së komandantit të Brigadës 114, Ilaz Kodrës.

“Në këtë akademi përkujtimore, presidenti Thaçi tha se Brigada 114 e Fehmi Lladrovcit dhe Ilaz Kodrës ka nxjerrë në pah dy veçori themelore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila doli nga vullneti, ideali dhe ëndrra e qytetarëve tanë për liri dhe pavarësi.

Së pari, presidenti Thaçi tha se prijësit e saj ishin sa luftëtarë, aq dhe komandantë dhe sa komandantë aq edhe ushtarë, drejtues dhe organizatorë të luftës për liri”, thuhet në njoftimin për media.


Kurse, së dyti, prijësit e Ushtrisë Çlirimtare, njëjtë sikurse komandanti legjendar Adem Jashari, ranë në ballë të betejave.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës me të drejtë konsiderohet si guerilja më e suksesshme e shekullit njëzet. Sepse populli ynë ishte vetë ushtria”, tha Thaçi.

Sot, kur kujtojmë heroin e Kosovës, Ilaz Kodrën, presidenti Thaçi tha se i bëjmë nderimet më të larta shtetërore dhe institucionale njërit prej luftëtarëve të orëve të para. “Nderojmë të gjithë ata që me vizionin, këmbëngulësinë, vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Nderojmë ata që me filozofinë dhe orientimin e drejtë arritën mbështetjen dhe përkrahjen e botës demokratike, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të BE-së dhe të NATO-s, që Kosova njëherë e përgjithmonë të jetë e lirë, demokratike dhe e pavarur”, tha ai.

Thaçi tha se ka pasur nderin ta njohë dhe të punojë nga afër me komandantin Ilaz Kodra, t’i njoh cilësitë e larta të një veprimtari të heshtur dhe modest në sjellje, por të vendosur, të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë.

Gjithashtu, presidenti Thaçi tha se muajin që vjen priten lajme të mira për Kosovën dhe qytetarët e saj, dhe se nuk kemi si mos t’i kujtojmë dëshmorët, kur shpallim çdo lajm të mirë për Kosovën.

“E para, presim që Komisioni Evropian ta shpallë datën se kur do të lëvizim të lirë në kontinentin e vjetër, në kontinentin tonë. Është kjo një e arritur me vonesë, por vonesa nuk e zvogëlon të arriturën. Fëmijët e Ilazit dhe fëmijët tanë, më nuk do të ndalen në kufijtë evropianë”, theksoi Thaçi.

E dyta, presidenti Thaçi tha se lajm tjetër i mirë është se vitin e ardhshëm do t’i përcjellim në fakultete 18-vjeçarët e parë që kanë lindur pa e përjetuar luftën, pa përvojën e rëndë dhe tragjike të saj.

“Paramendojeni të dashur familjarë dhe miq të Ilazit, Fehmiu dhe Xhevës se sa shumë kohë ka kaluar nga sakrifica e tyre, por sa e thellë është fitorja e tyre në luftë. Pra, ne tash kemi gjeneratat e para që nuk e përjetuan të keqen, janë të lirë nga urrejtja dhe dyert e tyre po hapen në Evropë si për asnjë gjeneratë tjetër në historinë tonë”, tha Thaçi.

Ndërsa, në fund, presidenti Thaçi i ftoj të gjithë që të punohet së bashku për të rritur vlerën e shtetit dhe krenarinë e qytetarëve me shtetin tonë.

“Të punojmë çdo ditë në përforcimin e sundimit të ligjit, që shteti për të cilën janë flijuar Ilazi, Fehmiu dhe Xheva të jetë shtet i barabartë për të gjithë”, tha presidenti Thaçi.

Pjesë e akademisë përkujtimore për 17-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra ishin edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nën patronatin e të cilit u organizua edhe kjo akademi përkujtimore./Telegrafi/

cbc3e88e-aaf4-4585-8bb3-931e6440273f

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori