LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e quan Vaclav Havelin hero i fitores ndaj komunizmit

Thaçi e quan Vaclav Havelin hero i fitores ndaj komunizmit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ekspozitën e organizuar nga Ambasadori çek Ivo Silhavy.

Thaçi ka shprehur kënaqësinë, përmes një postimi në Facebook, që mori pjesë në këtë ekspozitë dhe festoi Ditën e Evropës së bashku me përfaqësuesin e BE-së, Samuel Zhbogar dhe korin diplomatik e mysafirë të tjerë.

Postimi i plotë i Thaçit:


“Pata kënaqësinë të marr pjesë në ekspozitën e fotove të Ambasadorit çek Ivo Silhavy dhe së bashku me përfaqësuesin e BE-së Samuel Zhbogar, korin diplomatik por edhe mysafirë nga vendi ta festojme Ditën e Europës por edhe ditëlindjën e heroit të fitores ndaj komunizmit, Vaclav Havelit. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/