Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë shumë kritik ndaj ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për dëme të mëdha që i ka bërë Kosovës dhe UÇK-së, gjatë kohës së luftës së Kosovës.
“Me siguri se krimineli kthehet në vendin e krimit. Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Tv Klan.
Në lidhje me përplasjen e tij me Berishën dhe marrëdhëniet që kanë pasur më parë, Thaçi tha se “kur jam zgjedhur kryeministër kemi pasur një respekt reciprok, për të pasur lakmi. Tash nuk kuptoj për gjendjen e tij emocionale, si një gërmadhë të skenës politike shqiptare”, tha ai.
Ai tha se dialogu ka qenë plotësisht transparent, i ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE-ja. “Zoti Berisha ishte në pushtet dhe u akuzua si tradhtar për shitjen e vijës kufitare në ujëra ndaj Greqisë”, tha ai dhe shtoi se duhet të hiqet ideja e dialogut të lagjeve.
Presidenti Thaçi tha se ka qenë i shkuar kur ka kuptuar se SHBA-të nuk janë konsultuar dhe nuk janë ftuar në Samitin e Berlinit.
Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Haradinaj se i është bërë presion për taksen në Berlin, ai tha se “letra e kryeministrit Rama sqaron gjithçka dhe nuk ka pasur asnjë presion ndaj askujt” dhe ka shtuar në lidhje me taksën se nuk ka ndonjë qellim për të mbledhur një grusht votash në emër të një patriotizmi.
“Unë e njoh Presidentin Trump më herët se ambasadorin amerikan në Berlin dhe ata janë miq mes vete”, tha ai dhe shtoi se asnjë zgjidhe për Kosovën nuk mund të vie pa Amerikën.
“BE nuk ka vizion. Unë e pash në Berlin në BE pa vizion, pa qellim dhe pa unitet për Kosovën. Për mua substancë e zgjedhjes së çështjes së Kosovës janë dy letrat e presidentit Trump”, tha ai. Po ashtu theksoi se asnjë zgjidhje nuk mund të vie pa praninë e SHBA-së. “Be pa SHBA-në nuk mund ta zgjidh çështjen e Kosovës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë