LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dënon dëmtimin e pllakës përkujtimore në Grackë

Thaçi dënon dëmtimin e pllakës përkujtimore në Grackë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar dëmtimin e pllakës përkujtimore në Grackë të Vjetër të Lipjanit.

“Është i dënueshëm dëmtimi i pllakës përkujtimore në Grackë të Vjetër”, është shprehur presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “çdokush që ia do të mirën Kosovës e dënon këtë akt të papranueshëm”.

Sipas një komunikate, thuhet se ai ka thënë se incidentet si ky cenojnë marrëdhëniet e mira ndëretnike që po promovon Kosova, shkaktojnë frikë, zemërim e urrejtje dhe për këto nuk ka nevojë askush në Kosovë.


“Duke promovuar dialogun, pajtimin, bashkëpunimin, luftimin e çdo ekstremizmi, jemi pranuar si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Vetëm duke i promovuar këto vlera e ruajmë vendin që e meritojmë në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se Kosova nuk mund të lejojë të pësojë për shkak të një pakice ekstremiste.

“Qytetarët e Kosovës, shumica dërmuese, të gjitha komunitetet, janë për paqe, për stabilitet, për zhvillim, për jetë më të mirë për të gjithë. Vetëm një pakicë fare e vogël ende ushqen ide ekstremiste dhe përjashtim, frikë e urrejtje. Nuk do të lejojmë që kjo pakicë të cenojë ambiciet dhe aspiratat e shumicës së Kosovës”, ka përfunduar presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori