Yong-Suk, e cila me burrin e saj Ri Gang dhe tre fëmijët e tyre jeton me identitete të reja në SHBA, është motra e Ko Yong-Hui, një prej grave të liderit të ndjerë Koresë së Veriut, Kim Jong-Il, që është nëna e liderit të tashëm, Kim Jong-Un.
Çifti që ishte i afërt me autoritetet e këtij shteti komunist, është dërguar në Zvicër për t’u kujdesur për anëtarët e familjes së liderit koreanoverior, në mesin e të cilëve ishte Kim Jong-uni (gjatë shkollimit në këtë shtet).
“Nuk shkaktonte probleme, por lehtë nervozohej sepse i mungonte toleranca”, tha ajo për gazetën amerikane Washington Post, transmeton Telegrafi. “Kur nëna e tij u përpoq ta qortonte se po luan shumë e po mëson pak, ai nuk ia ktheu, por protestonte në mënyra tjera, siç ishte refuzimi për të ngrënë”.
Sipas saj, Kim Jong-un ka lindur në vitin 1984 e jo në vitin 1982 apo 1983, siç besohet. Pra, ai ishte 27 vjeç kur në vitin 2011 merr pushtetin në Korenë e Veriut.
Kim në fakt e dinte që në vitin 1992 se ai do ta trashëgojë babanë e tij si lider i ardhshëm i vendit. Këto sinjale ishin të dukshme madje në ditëlindjen e tij të tetë, kur merr uniformë gjenerali e kur hierarkia e lartë ushtarake i përulet.
Tezja e tij jeton fshehurazi diku afër New Yorkut, pasi dezertoi në vitin 1998. Nuk dihen shkaqet e ikjes, por dihet se me burrin është lajmëruar në Ambasadën amerikane në Bernë të Zvicrës. Pas disa muajve të marrjes në pyetje, ata janë dërguar në SHBA, “disa orë vozitje larg New Yorkut”, ku kanë nisur jetë të re e ku kanë hapur një kompani (me ndihëm e CIA-s në që dha shumën prej 200 mijë dollarëve).
Fëmijët e saj kanë ndjekur universitetet dhe kanë gjetur punësim në SHBA.
Ndonëse çifti ka bashkëpunuar me CIA-n, burri i saj – në këtë intervistë të parë me gruan e tij, për çfarëdo mediumi – thotë se nuk e kanë treguar asnjë sekret shtetëror.
“CIA mendonte se ne dimë sekrete, por nuk i dinim”, thotë ai. “Ne veç kujdeseshim për fëmijët dhe ndihmonim në mësimin e tyre”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit