Sipas shifrave të janarit të publikuara nga policia e Tetovës, bëhet e ditur se ka më pak aksidente në krahasim me janarin e vitit 2020.
Gjatë muajit janar të këtij viti, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në rajonin e Tetovës kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 1681 parregullsi, përkatësisht shkeljeve të trafikut. Sipas shifrave të policisë së Tetovës, akoma në komunikacion hasen vetura me regjistrim të skaduar. Në ndërkohë, dukuria e drejtimit të automjetit pa leje për vozitje në Tetovë vazhdon të jetë e zakonshme ndër vite. Policia raporton se vetëm gjatë janarit janë hasur 120 persona që kanë drejtuar automjete pa leje për vozitje. “Në aktivitete të rregullta të kontrollit, aktivitete të intensifikuara dhe aksionet kontrolluese, për shkak të shkeljeve të konstatuara, 49 automjete janë përjashtuar nga trafiku. Shumica e automjeteve të përjashtuara kishin të skaduar regjistrimin mbi 30 ditë, në 7 automjete janë konstatuar parregullsi teknike dhe në 1 automjet mbingarkesë. Muajin e kaluar, 204 shoferë kanë qenë të përjashtuar nga trafiku, nga të cilët 120 që kanë vozitur pa patentë shoferi, 36 kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 35 shoferë fillestarë, 2 me kategori të papërshtatshme dhe 11 me masë mbrojtëse ‘ndalesë’ të vlefshëm të vozitjes” njofton Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.
Përveç këtyre, sipas policisë, gjatë kësaj periudhe 54 patentë shofer dhe 40 leje trafiku janë revokuar përkohësisht, ndërsa “shërbimi i karrotrecit” në Tetovë ka ngritur gjithsej 147 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme. Në janar, gjithashtu 22 automjete janë konfiskuar përkohësisht për shkak të regjistrimit të skaduar për më shumë se 6 muaj. Sipas shifrave të janarit të publikuara nga policia e Tetovës, bëhet e ditur se ka më pak aksidente në krahasim me janarin e vitit 2020. “Sa i përket aksidenteve në trafik, numri i tyre muajin e kaluar ishte 65 dhe është për 7 më pak krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Në këto aksidente, numri i viktimave dhe personave të lënduar rëndë ose lehtë është dukshëm më i ulët se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Dyzet e tetë nga aksidentet ishin në zona banimi dhe 17 në autostradë, ndërsa arsyet më të zakonshme janë shpejtësia e pa përshtatur sipas kushteve të rrugës dhe veprimi i parregullt. Shumica e aksidenteve kanë ndodhur në rrugët e Tetovës dhe në autostradë” thotë zëdhënësi Rexhepi. Policia apelon për më shumë kujdes gjatë kësaj kohe sidomos gjatë orëve të natës ngase paraqiten ngrica në shumë rrugë të Tetovës dhe rrethinës.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi