LAJMI I FUNDIT:

Tetë të akuzuarit për kontrabandim me emigrant marrin vendimin e Apelit

Tetë të akuzuarit për kontrabandim me emigrant marrin vendimin e Apelit

Gjykata e Apelit ka aprovuar pjesshëm më 22.12.2016, ankesat a avokatëve mbrojtës të akuzuarve A.C.,M.B.,A.M.,M.A. dhe A.B. dhe ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 14.04.2016.

I akuzuari A.C. është dënuar është dënuar me 6 vjet burgim dhe i është vërtetuar gjoba prej njëmijë eurove, pasi që vepra penale e tij është ri-cilësuar si: Kontrabandim me emigrant në vazhdim nga neni 138, paragrafi 1, 5 dhe 6 i Kodit Penal të Kosovës.

Vepra penale iu është ri-cilësuar edhe të akuzuarve M.B.,A.M.,M.A. dhe A.B. (Kondrabndim me emigrant në vazhdim nga neni 138, paragrafi 1 dhe 6 i KPK-së, lidhur me nenin 23 të këtij kodi).


Dy të parët janë dënuar me nga 4 vjet burgim. M.A. i është shqiptuar dënimi prej 3 vjet e 3 muaj, ndërsa A.B., i janë vërtetuar 4 vjet burgim.

Të akuzuarit tjerë të këtij rasti, I.P, A.G dhe T.Y., janë gjetur fajtor për veprën penale “Kontrabandim me emigrant”.

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin me 2 vjet 3 muaj burgim dhe 400 euro gjobë të akuzuarit  I.P.

Dënimi i është vërtetuar edhe të akuzuarit A.G, të cilit shkalla e parë i kishte shqiptuar 1 vjet e 3 muaj burgim me kusht dhe 200 euro gjobë dhe T.Y,  i dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 400euro gjobë.

Ankesat e Prokurorisë Speciale janë refuzuar si të pa bazuara, ndërsa pjesa tjetër e aktgjykimit ka mbetur e pa ndryshuar.

Përndryshe kjo lëndë, njihet si një nga lëndët me voluminoze që ka ardhur ndonjëherë në Gjykatën e Apelit me plot 178 dosje. Ajo i është përcjellë Gjykatës Themelore në Prizren më 24.01.2017.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori