LAJMI I FUNDIT:

Testi me frymë që e zbulon kancerin e lukthit

Testi me frymë që e zbulon kancerin e lukthit

Shkencëtarët e kanë shpikur një test me frymë, i cili do të mund të ndihmonte në diagnostikimin e kancerit të lukthit.

Suksesi i testit është 90 për qind, ndërsa funksionon duke mbledhur sinjale kimike për kancer, të cilat lëshohen me rastin e frymëmarrjes dhe i krahason ato me probleme më pak serioze.

Këtë testues e kanë bërë shkencëtarët nga Izraeli dhe Kina, ndërsa është testuar në 130 pacientë. Profesori Hoseam Haik, nga Instituti izraelit i Teknologjisë, ka deklaruar se si ky test mund të jetë zëvendësim për endoskopinë.

"Suksesin e këtij studimi e kemi vërtetuar në eksperimente klinike. Testi me frymëmarrje paraqet mundësinë e zbulimit të kancerit të lukthit, gjë që do të ndihmonte shumë në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes", ka thënë ai.


Vetëm një nga pesë pacientë e ka mundësinë për operacion si pjesë e trajtimit të kancerit të lukthit, sepse ai diagnostikohet në një stadium të vonë, kur operacioni është i pamundur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori