LAJMI I FUNDIT:

Terapi që nuk dëmton qelizat e shëndosha

Terapi që nuk dëmton qelizat e shëndosha

Trajtimet e tanishme për mjekimin e sëmundjeve siç është kanceri, shkatërrojnë qelizat kanceroze, por njëkohësisht dëmtojnë edhe qelizat e shëndosha. Duke përdorur metoda të reja në biologjinë sintetike, shkencëtarët janë duke dizajnuar molekula inteligjente, të cilat kanë aftësi t’i njohin qelizat e sëmundjes duke mos i dëmtuar ato të shëndoshat.

Këto molekula hynë në qelizë dhe e analizojnë gjendjen e qelizës, para se ta shfaqin efektin e tyre shkatërrues. Kur i shikon qelizat e sëmura dhe i krahason ato me qelizat normale, mund të identifikohen biomarkerët në qelizat e sëmura- ndryshimet e mëdha në proteina ose në nivelet tjera biomolekulare- thonë shkencëtarët pranë Universitetit të Stanfordit.

Grupi i shkencëtarëve ka dizajnuar molekula të tilla, të cilat shkaktojnë vdekjen vetëm te ato qeliza ku janë të pranishëm markerët e këtillë, dhe sipas tyre “e fshehta kryesore e krijimit të terapisë efektive është që të shënjestrojnë dhe të lokalizojë efektin terapeutik, në mënyrë që të minimizojë efektet jospecifike anësore”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori