Presidenti Donald Trump nisi bisedimet me homolgun e tij turk, Recep Tayyp Erdogan, ndërsa mes dy vendeve ka tension për vendimin amerikan për të armatosur luftëtarët kurdë në Siri, gjë që zemëroi Ankaranë, një partner thelbësor i koalicionit të udhëhequr nga SHBA në luftën kundër Shtetit Islamik.
Megjithatë, pavarësisht se çfarë mund të jetë diskutuar pa praninë e medieve, në konferencën për shtyp dy udhëheqësit kishin vetëm fjalë të mira për njëri-tjetrin.
“Popujt tanë kanë qenë miq dhe aleatë për shumë dekada. Ne mbështesim Turqinë në luftën kundër grupeve terroriste, si Shteti Islamik dhe PKK. Me presidentin Erdogan po diskutojmë edhe për përforcimin e lidhjeve tona tregtare”, tha Donald Trump, president i Amerikës.
Në të njëjtin kuadër foli edhe presidenti Erdogan, i cili shmangu temën e armatosjes së kurdëve, që pritej të diskutohej më gjerësisht.
“Ne jemi të vendosur që të zgjerojmë marrëdhëniet tona dhe besoj se vizita ime aktuale në SHBA do të shënojë një kthesë historike. Nuk ka dyshim se fitorja në zgjedhje e presidentit Trump ka zgjuar aspirata të reja, pritshmëri dhe shpresa në rajonin tonë”, tha Recep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.
Më herët, gjatë prezantimit të Erdogan para medieve, presidenti Trump nuk shmangu dot temën e nxehtë të momentit në SHBA, pas kërkesave të shumta për shpjegime se përse ndau informacione sekrete me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ditë më parë, transmeton tch.
Pa hyrë në detaje, Trump tha se takimi me Lavrov ishte shumë i suksesshëm dhe se do të ketë suksese të tjera në vitet në vazhdim, pasi SHBA kërkon sa më shumë partnerë në luftën kundër terrorizmit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump flet për “ndikimin” që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët
Kandidati për t’u bërë kancelar i ardhshëm i Gjermanisë përjashton bashkëpunimin me AfD
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos