LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat deri në 30 gradë

Temperaturat deri në 30 gradë

Moti për të hënën në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe vranësira.

Sipas shërbimit meteorologjik priten reshje shiu, lokalisht shtrëngata shiu në pjesën lindore të vendit. Baza e reve të ulëta do të jetë 600 metër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim 1-15m/sek më e theksuar në bregdet jugor. Deti do të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 2.2 metër.


Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore 13/24

Vendet e Ulëta 15/30

Vendet Bregdetare 16/29. /Telegrafi/