LAJMI I FUNDIT:

Temperatura të larta dhe vapë, personat me sëmundje kronike rekomandohet të mos ekspozohen në diell

Temperatura të larta dhe vapë, personat me sëmundje kronike rekomandohet të mos ekspozohen në diell
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.

IHK njofton se në fushat termike do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për 1-2 gradë Celsius.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29 dhe 33 gradë.

Gjatë këtyre ndryshimeve  do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë kryesisht nga veriu dhe verilindja.

Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.

Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.

Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë, rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga  rrezet e diellit, nga ora 10:00-17:00, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, asmatikët etj.

Po ashtu rekomandohet të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, kremra adekuate për mbrojtjen e lëkurës, të pimë ujë sa më shpesh. /Telegrafi/