Ramiz Mavriqi i njohur i përbashkët i Azem Vllasit si palë e dëmtuar dhe Sadri Ramabajës si njëri nga të akuzuarit e rastit të njohur si “Syri i Popullit”, ishte njëri nga 9 dëshmitarët e ftuar për t’u dëgjuar në seancën e sotme.
Mavriqi para trupit gjykues tregoi se me profesorin Ramabaja siç e quajti ai kanë edhe një të përbashkët tjetër, pra i takojnë subjektit politik të Vetëvendosjes.
Marrja e Mavriqit në pyetje filloi me pyetjet e prokurorit Sylë Hoxha e këto pyetje kishin të bënin me një telefonatë që dëshmitari e kishte pranuar dy ditë para se të plagosej Vllasi në hyrje të banesës së tij.
“Më datë 10 mars 2017 më ka thirrur një numër i panjohur rreth orës 11 në mesditë dhe më ka thanë që jam një person nga Matiqani që ka ardhur prej Perëndimi. Nuk e di nuk më kujtohet të ma ketë dhënë emrin e tij por me tha se qysh ka mundësi me taku Azem Vllasin se kam me rregullu një çështe të pronësisë”, tregoi dëshmitari.
Mavriqi tha se pas kësaj kërkese e kishte kontaktuar të dëmtuarin e këtij rasti Azem Vllasi dhe e kishte pyetur se a mund t’ia jepte numrin një personi që ka nevojë për një avokat dhe Vllasi i kishte thënë që t’ia jepte numrin dhe pastaj të hënën t’i lajmërohej në telefon.
Dëshmitari tha se përkundër që kishte provuar ai nuk kishte arritur të gjente se kujt i përkiste numri i personit që e kishte kontaktuar.
Azem Vllasi u qëllua me armë me shurdhues në mëngjesin e 13 marsit të vitit të kaluar ndërsa sipas pretendimeve të Prokurorisë kjo vepër u krye nga i akuzuari Murat Jashari për të cilin Prokuroria pretendon se veproi në kushte të paaftësisë mendore.
Dëshmitari Mavriqi tha se vetëm pas dy dite nga koha kur kishte pranuar thirrjen kishte kuptuar për plagosjen që i kishte ndodhur Azem Vllasit teksa ishte në villen Panorama në Matiqan.
“Nuk e di saktë momentin por pronari i restorantit po vjen i brengosur dhe po më thotë se e kanë plagosur Azem Vllasin dhe ndodhi një shok dhe mbetëm të habitur dhe e porosita një kafe dhe pas rreth një ore më kanë thirrë nga policia”, tregoi para gjykatës Mavriqi.
Prokurori Sylë Hoxha përpos rrethanave të telefonatës anonime dëshmitarin e pyeti edhe në lidhje me përkatësinë e tij politike. “Unë i përkas Vetëvendosjes por çfarë lidhje ka kjo ne dikur larg kemi qenë komunistë dikur çfarë lidhet kjo unë jam 68 vjeç”, u përgjigj dëshmitari.
Dëshmitari tregoi se pasi ka kuptuar se çfarë i ka ndodhur Azem Vllasit ka shkuar për ta vizituar pasi që e kishte mik të rinisë dhe për ta sqaruar nuk kishte akter i situatës që i kishte ndodhur.
Vetë i dëmtuari këtij rasti, Azem Vllasi parashtroi disa pyetje ndaj dëshmitarit në lidhje me personin që e kishte telefonuar për t’i kërkuar numrin.
A mos të kujtohet që e ke pyet se kush je ti dhe prej nga e ke numrin tim?, ishte pyetja e Vllasit drejtuar dëshmitarit.
“Sinqerisht po më duket se nuk më kujtohet nëse është prezantuar apo të më ketë thënë ndonjë emër”, ishte përgjigja e dëshmitarit.
Përveç Vllasit, pyetje ndaj dëshmitarit ushtroi edhe përfaqësuesi i tij, avokati Nasuf Hasani i cili e pyeti dëshmitarin se a kishte dyshuar në ndokënd që ja kishte dhënë numrin e tij personit që e kishte telefonuar në lidhje me Vllasin.
“Po unë jetoj në Matiqan dhe është një vend i vogël ku njihemi dhe numri im është i njohur për fqinjët e miqtë dhe nuk është sekret”, ishte përgjigja e dëshmitarit.
Avokati Hasani më tej duke insistuar e pyeti dëshmitarin se a kishte përmendur ndonjë emër emër të ndonjë personi teksa kishte dhënë deklaratën e tij në prokurori apo policin dhe
“Në polici ka pyetje të llojllojshme dhe i kanë prejudiku gjërat se krejt kjo ka ndodhë me një prapavi dhe përgatitje por me këtë s’kam lidhje as unë e as profesori. Ata më kanë pyetur se a e ka pas profesori Ramabaja numrin tënd dhe unë ju kam thënë se po”, ishte përgjigja e dëshmitarit.
Në seancën e mbajtur më 2 korrik të këtij viti, Vllasi në cilësinë e palës së dëmtuar kishte treguar se Murat Jashari i kishte thënë se e kishte dërguar Ramiz Mavriqi për një çështje pronësore.
“Më ka thirr Ramiz Mavriqi që e kam njohtë moti dhe me ka thanë që një palë pe lyp dhe më ka pyet se a mundem me ja dhanë numrin dhe unë i kam thanë që të ” lajmërohet” sepse askujt si kam thanë me ardhur pa e dit se çfarë rasti ka”, kishte thënë Vllasi.
I akuzuari, Sadri Ramabaja nuk pati pyetje ndaj dëshmitarit por i quajti insinuata pretendimet e Prokurorisë.
Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 10 personave në lidhje me këtë rast më 28 shkurt.
Pjesë e aktakuzë janë vepra penale duke filluar hakmarrje, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.
Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.
KALLXO e kishte siguruar aktakuzën ndaj të akuzuarve si pjesëtarë të “Syrit të Popullit”.
Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që Enver Hoxha të njihej si hero. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës