LAJMI I FUNDIT:

Tefik Bajrami shënon fitoren e katërt

Tefik Bajrami shënon fitoren e katërt

Boksieri kosovar Tefik Bajrami, i njohur me nofkën e ringut Hurricane (Uragani), ka fituar edhe ndeshjen e tij të katërt në boksin profesionist.

Uragani fitoi me ndërprerje në rundin e katërt përballë austriakut Patrik Berger në meçin e zhvilluar në qendrën dimërore në Engelberg të Zvicrës, në praninë e rreth 700 personave në publik.

“Kisha një kundërshtar të fortë me përvojë shumë më të madhe se unë, i cili kishte 14 ndeshje dhe 8 fitore (7 me nokaut), por me vetëbesimin tim dhe me përgatitjen time, dhe goditjet e forta e fitova ndeshjen shumë spektakulare”, ka thënë Tefiku pas kësaj sfide. /Telegrafi/