LAJMI I FUNDIT:

TEDx zbarkon në Prizren

TEDx zbarkon në Prizren

Në një qytet si Prizreni, është e lehtë për t'u hamendur nga arti, kultura dhe historia mbresëlënëse madje edhe vetëm përgjatë një ecje në këmbë poshtë Shatërvanit. Kumbana e rinisë dhe ngjarjeve që ndodhin në këtë qytet sjellin edhe vetë pyetjen e qartë: Si është Prizreni duke lënë gjurmë të reja?

TEDxPrizren është konferencë një-ditore që mbledh së bashku figurat që reflektojnë rrugët e reja të krijuara nga rrethi kombëtar dhe ai ndërkombëtar. Këto rrugë dhe fillime të reja janë vet ato shtigje që edhe po formësojnë mjedisin ku jetojmë dhe jemi aktiv. TEDxPrizren do të mbahet të shtunën, më 27 qershor, duke filluar nga ora 18:00 në oborrin e Lidhjes së Prizrenit.

Folësit që do t’iu shpalosin histori e ide inspiruese në TEDxPrizren janë: Ajtene Krasniqi, e cila ka një pasion të vecantë që tashmë po i bëhet edhe mision jetësor – patentimi i një antibiotiku që t’a lë si trashëgimi për të lehtësuar jetën e njeriut; Visar Geci, një arkitekt i cili e përshkruan veten si një patriot kosovar i cili do të bëjë shumëçka për zhvillimin e Kosovës; Ardian Gojani, shkencëtar nga Gjakova me eksperiencë të begatë në Japoni e Kore dhe si profesor i Fizikës në Kosovë; Shpresa Xhakli, mjeke me profesion, e cila themeloi Fondacionin "United for Autism" (Të Bashkuar për Autizëm) në Kosovë pasi i biri u diagnostikua me autizëm; Mike Dusi, artist, sipërmarrës, mentor, themelues i Gold Rush Pictures, Inc. dhe producent me That’s Hollywood Pictures; Fitim Uka, psikolog që synon të studiojë inteligjencën e fëmijëve dhe aftësitë e tyre vetë-rregulluese; dhe Flamur Gashi, humanist, atdhetar, gazetar, diplomat dhe analist politik i shquar shqiptar.

Referohuni tek website-i www.tedxprizren.com, ku mund të gjeni informata rreth konferencës, folësëve, sponzorëve si dhe për itinerarin e 27 Qershor-it, ditës së TEDxPrizren 2015.


Dhe më me rëndësi, në website tani janë në shitje edhe biletat për konferencën një-ditore, që do të thotë se ju mund të aplikoni për blerjen e biletës për të qenë pjesë e konferencës.

Biletat mund t’i bleni në Prishtinë, në Bon Vivant dhe Soma Book Station, si dhe në Prizren, tek Lumbardhi dhe tek Qarshia. Çmimi i biletës është 5 euro.

Eja edhe ti, merre shoqërinë, e bëhu pjesë e një eksperience të këndshme të krijuar nga storiet mbresëlënëse të TEDxPrizren 2015!