LAJMI I FUNDIT:

Teatrit Kombëtar zgjedh për drejtor artistik një plagjiator

Teatrit Kombëtar zgjedh për drejtor artistik një plagjiator

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar, i emëruar nga ministri Kujtim Shala, ka zgjedhur sot drejtorin e ri artistik të Teatrit Kombëtar, Agon Myftarin. Por, Myftari ka një njollë të vërtetuar ne karrierën e tij, e që është thelbësore për artin: plagjiaturën!

Shfaqja e tij “39 shkallët” e vitit 2013 është hequr menjëherë pas premierës nga repertori I TKK-se, pasi ajo ishte e licencuar si shfaqje dhe regji nga ITV Global Entertainment Limited, e për të cilën Myftari nuk kishte marrë fare leje. ITV Global madje kishte kërcënuar me gjyq dhe dëmshpërblim, por TKK dhe ata ishin marrë vesh disi.

Myftari është përzgjedhur ndër pesë kandidatët konkurrentë, për drejtor artistik i Teatrit Kombëtar. /ORAinfo/