LAJMI I FUNDIT:

Të vejat nuk duan mëshirën e qeverisë

Të vejat nuk duan mëshirën e qeverisë

Afër 200 femra kanë marshuar në kryeqytetin e Nepalit të hënën për të denoncuar vendimin e qeverisë për t’u dhënë para meshkujve, si stimulim për t’u martuar me gratë e veja.

Muajin e kaluar, qeveria e Nepalit kishte zbuluar planin për t’u dhënë meshkujve (ekuivalentin e) 458 euro për t’u martuar me të vejat, duke i nevrikosur ato.

Duke bërtitur slogane të tilla si, “Nuk mund ta shesësh nënë tënde” dhe “Ne nuk duam mëshirën e qeverisë”, të vejat kanë marshuar të hënën drejt kompleksit qeveritar në Kathmandu.

Ato janë ndaluar nga policia, por nuk ka pasur arrestime ose dhunë.


Njëra nga udhëheqëset e protestës, Durga Neupane, po ashtu e vejë, ka thënë se ato mund t’i mobilizojnë të gjitha të vejat në vend për protesta masive, nëse qeveria nuk tërheq vendimin e marrë.

Qeveria shpjegon se arsyeja e këtij vendimi është për t’u ndihmuar të vejave për t’i tejkaluara vështirësitë sociale, ndërsa Neupane e kundërshton këtë ide duke thënë se ky veprim vetëm sa do t’i shtojë vuajtjet e të vejave, pasi që meshkujt do të martohen me to për para dhe më vonë do t’i braktisin.

Sipas saj, qeveria duhet t’u ofrojë të vejave punë, kujdes më të mirë shëndetësor dhe edukim, dhe jo gjëra të këtilla ofenduese.

Në trend Fun

Më shumë
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Kalo në kategori