LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në Napoli, plagosen 4 persona – mes tyre një 10-vjeçare

Të shtëna në Napoli, plagosen 4 persona – mes tyre një 10-vjeçare

Një fëmijë 10-vjeçar ka mbetur i plagosur aksidentalisht në këmbë, nga një e shtënë arme zjarri të dëgjuar në rrugën “Annunziata” të lagjes “Forcella”, në qendrën historike të Napolit. Veç të miturës janë plagosur edhe 3 shtetas ekstrakomunitarë.

Dinamika e ngjarjes mbetet ende mister, sikurse edhe fakti se kush ka qëlluar me armë. Megjithatë, policia ka nisur hetimet, ndërkohë që e vogla është dërguar menjëherë në Spitalin “Santobono”.

Ngjarja ka ndodhur në tregun e “Maddalena”-s, përcjell TCH, aty ku më së shumti ka një prani tregtarësh me ngjyrë, duke i shtyrë hetuesit të ngrenë hipotezën se emigrantët mund të kenë qenë objektivi i agresorit që ka qëlluar.


“Forcella” është një lagje e shquar, fatkeqësisht, për vrasjen e 14-vjeçares Annalisa Durante në vitin 2004. Në vitin 2014 ka shërbyer edhe si qendra e veprimeve kriminale të grupit mafioz “Camorra”, ndërsa më 31 dhjetor të vitit 2015 është vrarë 27-vjeçari Maikol Giuseppe Russo.

Në trend Botë

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

Azia
Kalo në kategori