Studimi në distancë është një fushë e arsimit që ka nisur vite më parë, e që fokusohet në metoda të mësim-nxënies nëpërmjet formës elektronike apo me anë të teknologjisë.
Kjo formë e studimit u jep mundësi studentëve që të ruajnë vendin e tyre punës, por njëkohësisht të aftësohen dhe të zhvillojnë njohuritë e tyre.
Edhe të rinjtë në Kosovë e kanë këtë mundësi, por jo të gjithë e preferojnë këtë metodë të studimit.
Të anketuarit për rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, thonë se studimet në distancë janë një mundësi e mirë, megjithëkëtë konsiderojnë se pjesëmarrja edhe fizike në ligjërata e ushtrime të bën më të angazhuar.
Monda Beqiri, nxënëse e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, thotë se mundësia e studimit në distancë është e mirë për të rinjtë, në përgjithësi.
“Është një mundësi e mirë, edhe më e lehtë, edhe më e thjeshtë. Je afër familjes, studion dhe e përfundon shkollimin. Ne e dimë se tash teknologjia ka përparuar Ne më shumë në telefona po shpenzomë kohën edhe nuk besoj që ka ndonjë dallim të madh me atë që shkojmë në shkollë dhe e dëgjojmë profesorin. Më shumë nuk e dëgjojmë se sa që dëgjojmë. Pra, kur e ke një ligjëratë në telefon, ndoshta ke më shumë dëshirë ta lexosh apo dëgjosh”, thotë Monda.
Ernisa Krasniqi parapëlqen studimin në distancë. Ajo thotë se për të do të ishte më e lehtë nëse do të bënte një studim të tillë se sa atë klasik.
“Po, mendoj se është më lehtë dhe normalisht që shpenzimet do të ishin më të vogla. Edhe më e lehtë do të ishte për mua që të mësoj në shtëpi sesa në një vend tjetër”, shprehet Ernisa.
Studimet në distancë janë të mira, thotë Ariana Leci. Por sipas saj, ka raste kur ato studime kanë dështuar.
“Ka raste edhe kur kanë dështuar, pasi që ligjëratat në formën e rregullt, janë më të mira sesa ato në formë elektronike. Edhe mësimi në formën e rregullt është më mirë dhe më efektiv mendoj. Edhe pse po të kisha një ofertë të mirë për studime online, nuk them se nuk do ta pranoja”, shprehet Ariana.
Edona Bajraktari nga Prishtina, e cila studion në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Edukimit, thotë se nuk parapëlqen të studiojë nga distanca.
“Nuk e kisha preferuar një lloj të tillë të studimeve. Do të kisha vendosur nëse dua të studioj jashtë vendit, do të shkoja në shtetin përkatës, në distancë jo. Më mirë është të jetë personi aty ku shpjegohen dhe mbahen ligjërata”, thotë e sigurt Edona.
Edhe Fjolla Braha mendon se më mirë është kur dëgjon ligjërata direkt në një universitet, sesa kur lexon leksione të shkruara në letër.
“Mendoj se ndoshta më mirë kuptohen ligjëratat kur je aty, në një auditorium me profesorin dhe e dëgjon duke shpjeguar. Nuk e di nëse do ta kisha pranuar po ta kisha një mundësi për të studiuar në këtë formë”, pohon Fjolla.
Për Donjet Behlulin, student i Universitetit të Prishtinës studimi në distancë nuk është interesant. “Mendoj se më mirë është të jesh në një universitet ku e ke mundësinë të dëgjosh ligjërata direkt dhe kur je ne kontakt me profesorët”.
Kurse, Mjellma Rukovci thotë se “ndoshta për studime master do të kisha pranuar një ofertë ose do ta kisha shfrytëzuar një mundësi të tillë. Kurse për (nivelin) bahcelor jo. E di që në disa raste kanë pasur suksese, por edhe e kundërta”.
Kohëve të fundit edhe në Kosovë disa kolegje private kanë nisur të aplikojnë mundësinë e studimit në distancë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos