LAJMI I FUNDIT:

Të premten vapë – temperaturat deri në 37 gradë, fundjava me shi

Të premten vapë – temperaturat deri në 37 gradë, fundjava me shi
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe me vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë ekstrem lartë. Gjatë vikendit parashihen kushte tjera meteorologjike, kjo si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.


Në shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike. Reshjet parashihen të vijnë gjatë natës së premtes, për të vazhduar edhe gjatë vikendit në periudha të ndryshme kohore.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori