LAJMI I FUNDIT:

Do të përmirësohet moti në Maqedoni për fundjavë (Foto)

Do të përmirësohet moti në Maqedoni për fundjavë (Foto)

Edhe pse është fundi i marsit moti është ende me shi dhe temperatura të ulëta. Telegrafi Maqedoni ju sjell motin për fundjavë.

E premtja do të ju sjell temperatura më të nxehta se ditët tjera të javës.

Temperaturat të premten do të lëvizin nga -1 në mëngjes deri në 10 gradë gjatë ditës. Do të ketë kryesisht mjegulla dhe pak diell. Lagështia e ajrit do të jetë 42%, do të fryj erë me shpejtësi 18 km në orë nga veriperendimi.


Të shtunën temperaturat do të lëvizin nga 3 në mëngjes deri në 13 gradë gjatë ditës. Do të ketë kryesisht mjegulla dhe pak diell. Lagështia e ajrit do të jetë 42%, do të fryj erë me shpejtësi 5 km në orë nga juglindja.

Të dielën temperaturat do të lëvizin nga 2 në mëngjes deri në 14 gradë gjatë ditës. Do të ketë kryesisht mjegulla dhe diell më shumë se dy ditët e kaluara. Lagështia e ajrit do të jetë 51%, do të fryj erë me shpejtësi 8 km në orë nga veriperendimi.

Në ditën në vazhdim, nga e hëna do të ketë më shumë diell dhe temperatura më të larta./Telegrafi/

Moti 25-27 mars