Dorëheqja e katër anëtarëve të Bordit të AKB-së, duket se është reflektim i mos përshtatjes së tyre me dinamikën e punës dhe aktiviteteve që ka AKB-ja për 13 vjet dhe duke ditur se përjashtimi i tyre do të ndodh të enjten.
“Të apostrofuarit për herë të parë janë pjesë e strukturave udhëheqës të AKB-së nga 15 prilli i vitit 2015 nga Kuvendi zgjedhori i AKB-së dhe si të tillë, nuk kanë mundur të japin kontributin e tyre sipas kërkesave të AKB-së dhe deklarimeve fillestare të tyre”, është thënë në një reagim të AKB-së.
Tendenca e tyre në AKB-ë, gjatë gjithë kohës ishte tinzare, paragjykuese dhe jo produktive për misionin e AKB-së. “Ata nuk kanë qenë të rregullt në punën dhe aktivitetet e AKB-së dhe përkundër asaj se të gjithë këta kanë nënshkruar një marrëveshje me AKB-në për angazhimin e tyre në AKB, si dhe e kanë një vendim ku në mënyrë precize parashihen të drejtat dhe përgjegjësit e tyre, deri te humbja e së drejtës së të qenurit pjesë e strukturave të AKB-së e që këtë kusht e kanë plotësuar. Ata në bazë të Statutit të AKB-së kanë humbur legjitimitetin me 31 dhjetor 2015, për shkak të shkeljeve të dispozitave elementare të Statutit të AKB-së”.
AKB-ja, në mbledhjen e fundit të Bordit iu ka dhënë mundësinë që deri me 31 mars të përmbushin obligimet e tyre sipas Statutit, në të kundërtën do të përjashtohen nga AKB-ja.
“Të gjitha akuzat nga të apostrofuarit janë të paragjykuara dhe shpifje të rënda që kanë qëllim ta dëmtojnë imazhin e AKB-së dhe si të tilla kanë qëllime të ulëta dhe nuk bazohen në asnjë fakt. Për të gjitha këto shpifje AKB-ja do të inicioj procedura të përgjegjësisë penale dhe materiale për tentim të dëmtimit të imazhit të AKB-së. Ata që nga ardhja e tyre në AKB, kanë shpresuar në beneficione dhe pozita institucionale të ndryshme të cilat AKB-ja nuk ka pasur mundësi t’iu ofroj. Si rezultat i mos përmbushjes së pritjeve të tyre kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe publikisht”, theksohet në reagimin AKB-së për media.
Ndryshe të apostrofuarit njihen për të kaluarën e tyre në asociacione të tjera biznesore si të papërshtatshëm dhe jo kontribuues dhe përçarës për çka janë larguar edhe nga asociacionet tjera.
“AKB-ja, mbetet e përkushtuar në misionin parësor të saj për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit të biznesit me prioritet promovimin e prodhimeve vendore si dhe avokimin ndaj institucioneve qendrore dhe lokale për përmirësimin e mjedisit biznesor në Republikën e Kosovës. AKB-ja konfirmon se është e certifikuar me ISO Standarde si dhe e audituar nga Auditori i Përgjithshëm, në bazë të të cilit i raporton Kuvendit për të gjitha rrjedhat e aktiviteteve dhe raportit të auditimit për miratim sipas Statutit në fuqi”.
AKB-ja mbetet e hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë kosovare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame