LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 18 të vdekur pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

Të paktën 18 të vdekur pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën sot nga një shpërthim para një xhamie në qytetin Herat në perëndim të Afganistanit, ndërsa 21 persona janë plagosur.

Në mesin e të vrarëve ishte një klerik i rangut të lartë që mbështet Talebanët, raportoi reuters.

“Mujib Rahman Ansari, disa nga truprojat e tij dhe civilë u vranë ndërsa po ecnin drejt xhamisë”, tha zëdhënësi i policisë së Heratit, Mahmoud Rasoli.


Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin. Zëdhënësi i Talebanëve, Zabiullah Mujahid kërcënoi autorët e këtij krimi se do të dënohen, raporton bbc.

Mujib Rahman Ansari foli në mbrojtje të Talebanëve para një grupi prej disa mijëra studentëve dhe mbështetësve të mbledhur në qershor të këtij viti, duke dënuar këdo që kundërshtonte administratën talebane.

Talebanët janë zotuar të garantojnë sigurinë në vend që nga marrja e pushtetit një vit më parë, por ka pasur disa sulme në muajt e fundit, disa duke synuar xhamitë e mbushura me njerëz gjatë lutjeve.

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të sulmeve në Afganistan që i atribuohen degës lokale të “Shtetit Islamik”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori