LAJMI I FUNDIT:

Të merret vaksina kundër A/H1N1

Të merret vaksina kundër A/H1N1

Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e mbajtur të martën në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të kryesuar nga kryetari i këtij komiteti, Isuf Dedushaj, ka rekomanduar marrjen e vaksinës kundër gripit të ri pandemik A/H1N1.

Në këtë takim, ku kanë marrë pjesë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, të IKSHP-së, QKUK-së, OBSH-së dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, është rekomanduar që vaksinat të cilat kanë ardhur donacion nga Republika e Turqisë për qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të merren nga ana e kategorive me prioritet (për dy grupet më të rrezikuara: punëtorët shëndetësor dhe personat me sëmundje kronike- të indikuar nga mjeku klinicist), të cilat një ditë më parë janë rekomanduar nga Bordi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Dhënia e vaksinës nuk preferohet te ata që kanë kundërindikacione apo sëmundje të ndryshme alergjike apo të tjera, për të cilat duhet konsultuar me mjekun.

Në takim, Komiteti ka kërkuar që medikamenti Tamiflu të jepet te pacientët e dyshuar për grip A/H1N1 edhe nga infektologët rajonalë dhe në bazë të rrethanave të krijuara epidemiologjike, që nënkuptojnë rritjen e numrit të rasteve në komuna, ku mjekët në komuna do të mund të autorizoheshin që edhe ata ta japin Tamiflunë.


Komiteti ka kërkuar që të vazhdojë dezinfektimi i rregullt i të gjitha shkollave fillore dhe të mesme dhe dezinfektimi i institucioneve shëndetësore.

Sa i përket situatës epidemiologjike, deri tash në Kosovë ka pasur 317 raste të dyshimta, prej të cilave 98 raste janë konfirmuar si A/H1N1 pozitive dhe 21 raste të gripit sezonal.

Në Klinikën Infektive në njëzet e katër orët e fundit janë hospitalizuar 20 raste të dyshuara në gripin e derrave dhe gripin sezonal për shëndetin e të cilëve po përkujdesen personali shëndetësor i kësaj klinike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori