LAJMI I FUNDIT:

“Do të jetë e ndërlikuar, shumë lojtarë nuk do ta falin” – Enzo Fernandez do të ketë probleme te Chelsea sipas ish futbollistit të këtij klubi

“Do të jetë e ndërlikuar, shumë lojtarë nuk do ta falin” – Enzo Fernandez do të ketë probleme te Chelsea sipas ish futbollistit të këtij klubi

Enzo Fernandez postoi një video të tij dhe të bashkëlojtarëve të tij në Argjentinë duke kënduar një këngë raciste, anti-franceze pas fitores në Kupën e Amerikës.

Chelsea ende nuk ka vendosur se çfarë të bëjë me mesfushorin, pas videos së tij skandaloze, por që mesfushori ka kërkuar falje.

Ish-lojtarin e Bluve, Tony Cascarino, që luajti për këtë klub në vitet e 90-ta,  mendon se mund të jetë e vështirë për Enzo të kthehet në “Stamford Bridge”.


“Do të jetë e ndërlikuar. Unë shikoj prapa kur isha në Chelsea në vitet ’90 dhe nuk jam i sigurt se dhoma e zhveshjes do të ishte në rregull me atë që bëri Enzo Fernandez”.

“Kjo është një çështje e ndërlikuar për t’u trajtuar. Mendoj se Chelsea ka marrë një vendim të rëndësishëm nëse ata në të vërtetë do ta mbajnë Enzo Fernandezin”.

“Duke pasur lojtarë jo të kënaqur me të në dhomën e zhveshjes, nuk jam i sigurt se do të jenë shumë të kënaqur disa aty, me gjërat që kanë ndodhur”.

Liga Premier konfirmon kontaktin me Chelsean për dënimin e Enzo Fernandezit
Lexo po ashtu Liga Premier konfirmon kontaktin me Chelsean për dënimin e Enzo Fernandezit

“Nuk e di se si mund ta përballosh sepse do të ketë lojtarë që nuk mund të falin. Mund të ketë disa që mund të vazhdojnë edhe pse nuk e pëlqejnë atë që ndodhi”.

“Ju nuk keni nevojë që të gjithë ta pëlqejnë njëri-tjetrin në një klub, por kjo ka ndodhur me të vërtetë dhe mbetet e ndërlikuar. Disa lojtarë nuk do të duan të vazhdojnë ose ta bëjnë të funksionojë. Ai do të duhet tu kërkojë falje skuadrës ballë për ballë në fytyrë. Ndoshta atëherë do të ketë më pak problem dhe më shumë falje”, ka thënë Cascarino. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare, duke përfshirë vendin e stërgjyshes së tij

Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare, duke përfshirë vendin e stërgjyshes së tij

Ndërkombëtare
Logan Paul sfidoi Messin për një luftë, truproja hidhet menjëherë për të mbrojtur nderin e shefit të tij

Logan Paul sfidoi Messin për një luftë, truproja hidhet menjëherë për të mbrojtur nderin e shefit të tij

Ndërkombëtare
Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës refuzon kalimin te PSG dhe konfirmon dëshirën për të qëndruar në Camp Nou

Ylli i Barcelonës refuzon kalimin te PSG dhe konfirmon dëshirën për të qëndruar në Camp Nou

La Liga
Tudor nuk bën gabimin e njëjtë si Motta, zgjedh menjëherë kapitenin e Juventusit

Tudor nuk bën gabimin e njëjtë si Motta, zgjedh menjëherë kapitenin e Juventusit

Serie A
Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

La Liga
Kalo në kategori