LAJMI I FUNDIT:

“Të gjithë janë fitues në ceremoninë e Academy Awards”

“Të gjithë janë fitues në ceremoninë e Academy Awards”

Benedict Cumberbatch thotë se është shumë i lumtur që ishte nominuar për Oskar, edhe pse nuk fitoi asgjë.

Ylli i “Imitation Game” u mposht nga Eddie Redmayne në garën për Aktorin më të mirë.

“Të gjithë fituam. Të gjithë që ishim në audiencë fituam. Në sallë 80 për qind nuk fituan çmime, por ata nuk janë humbës”, ka deklaruar Cumberbatch, transmeton koha.net.


“Me rëndësi është të nominohesh për Oskar. Jemi të lumtur si artistë që jemi nominuar”, ka shtuar ai.

Filmi “The Imitation Game” në këtë ceremoni fitoi çmimin për Skenarin më të mirë të Adaptuar. /Telegrafi/