Lidhja Demokratike e Kosovës është duke u përgatitur që njerëzit më të fuqishëm në qendër t’i kthejë nëpër vendlindjet e tyre, për të garuar për kryetarë të komunave. Burime të Express kanë thënë se Avdullah Hoti, Arben Gashi, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Imri Ahmeti e Sadri Ferati janë disa nga emrat që do të garojnë për t’i udhëhequr qytetet e tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës po planifikon ta ndjek modelin e PDK-së duke i detyruar zyrtarët më të lartë që të kandidojnë në garën për kryetarë komunash. PDK këtë model e kishte aplikuar në zgjedhjet e vitit 2007.
Burime të Express kanë treguar se Lideri i LDK-së, Isa Mustafa po e konsideron si opsion që Nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti ta kandidoj për Kryetar të Rahovecit.
Në planet e Isa Mustafës janë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët do të kthehen në vendlindjet e tyre për të kërkuar votën për kryetarë komune.
“Arben Gashi pritet të kandidoj për udhëhequr me Pejën, Lutfi Hazirin me Gjilanin, Armend Zemaj me Deçanin, Imri Ahmeti me Lipjanin e Sadri Ferati me Mitrovicën”, ka thënë njëri nga udhëheqësit aktual të LDK-së, për Gazetën Express.
Por, Partia e dytë është duke menduar edhe për anëtarët e shoqërisë civile.
“Nëse pranon e pranon propozimin tonë, Haki Abazin do ta kandidojmë për të udhëhequr me Ferizajn”, ka thënë zyrtari, pa dashur t’i përmendet emri.
Zyrtarisht në LDK nuk kanë dashur të përmendin opsionet e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të komunave.
Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati ka thënë se nuk dëshiron të komentojë një ide të tillë, meqë nuk ka biseduar me askënd për këtë çështje.
“Nuk kam qenë pjesë e këtyre bisedimeve dhe njëherë për njëherë nuk kam koment”, ka thënë Ferati, për Express, të shtunën.
Modelin e njëjtë PDK e pati ndjekur në zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit 2007. Në atë kohë, Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj, Bajram Rexhepi, Bajrush Xhemajli e Fatmir Limaj patën kandiduar për të udhëhequr me Pejën, Suharekën, Mitrovicën, Ferizajn e Prishtinën. Këtë garë e patën fituar vetëm në Ferizaj e Mitrovicë.
Ndërkohë, edhe AAK në zgjedhjet e fundit lokale ka ndjekur një model të tillë, duke kandiduar me Ahmet Isufin, Blerim Kuçin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin