Ndonëse Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar Rregulloren për Menaxhimin Financiar të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Statutin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, mbetet e paqartë se a do të fillojë mbledhja e parave nga qytetarët për Fondin nga data 1 janar i vitit të ardhshëm.
Ekspertë të fushës thonë se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka përmbushur disa pika obligative që parashihen me ligjin për sigurime shëndetësore, duke bërë që fillimi i mbledhjes së “premiumeve” të bie ndesh me ligjin.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se janë krijuar kushtet, në bashkëpunim me gjitha institucionet relevante, që të fillojë zbatimi i ligjit për sigurime shëndetësore, ndonëse në fillim do të ketë vështirësi.
‘’Natyrisht që kemi dilema ne si përgjegjës, pasi e pranojmë se është shumë sfiduese dhe me përgjegjësi të madhe që ligji për sigurime shëndetësore të fillojë të implementohet ashtu si duhet. Ky ligj është i të gjithëve dhe kontributi është i të gjithëve dhe duhet të jetë ashtu, sepse vetëm me kontributin e institucioneve qeveritare, të gjitha niveleve dhe gjitha agjencive, por edhe vetë profesionistëve shëndetësorë, ne mund të pretendojmë se ky do të ketë një fillim të mbarë”, ka thënë Rrahmani.
Por, kështu nuk e sheh edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla. Ai thotë se nuk janë përmbushur ende obligimet që parashihen me ligj, para mbledhjes së premiumeve.
‘’Ne si federatë kemi konstatuar se brenda ligjit parashihen të përmbushen një sërë obligimesh që do të kryhen nga Ministria e Shëndetësisë, para se të fillojë mbledhja e premiumeve. Andaj, duke e marrë parasysh se asnjë nga këto obligime nuk janë përmbushur, apo ne si partner social nuk e dimë, ato obligime që nuk janë përmbushur janë: asnjë qytetar i Republikës së Kosovës i punësuar në sektorin publik, nuk është i pajisur me kartë shëndetësore.”
“Nuk është bërë plotësim ndryshimi i nenit për sektorin privat për ndërrmarjet publike. Deklarata financiare, së bashku me pakon e shërbimeve e që parashihet me ligj, të dërgohet tre muaj para vitit fiskal, nuk është dërguar dhe mjetet nuk janë miratuar nga ana e Qeverisë. Nuk është miratuar çmimorja, e shumë të tjera”, ka thënë Syla.
Ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, nuk e sheh të arsyeshme fillimin e mbledhjes së premiumeve, pasi, siç thotë, do të ishte në kundërshtim me ligjin.
“Unë them se ka kufizime ligjore për fillimin e grumbullimit të premiumeve për ligjin për sigurime shëndetësore. Nuk janë të plotësuara shumë pika që i parasheh ky ligj. Këtu mund të vijmë tek një çështje serioze. Mund të ngrejnë padi si qytetarët edhe institucionet. Ka implikime juridike lidhur me këtë çështje dhe duhet të kemi kujdes. Rrethanat aktuale mendoj se do të duhet ta shtyejnë mbledhjen e fondeve, deri në plotësimin e dispozitave ligjore të përcaktuara me ligj,’’ ka thënë Agani.
Ndërkaq, udheheqësi i Organziatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skender Syla, tha se bazuar edhe në përvojat e shteteve të tjera, procesi është shumë sfidues.
“Por, duhet të ketë pajtueshmëri politike gjithsesi. Mendoj se në Kosovë janë bërë arritje të rëndësishme sa i përket dimensionit politik dhe kornizës ligjore me vite të tëra dhe kemi ligje që i adresojnë aspektet e funksionimit të mirëfilltë të sistemit shëndetësor, përfshirë ligjin për sigurime shëndetësore. Por, njëra nga vështirësitë që do të haste ky ligj mendoj se do të jenë kapacietet teknike në kuadër të agjencisë së financimit shëndetësor”, ka thënë Syla.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka planifikuar të ndajë 17 milionë euro për të punësuarit në sektorin publik dhe rreth 14 milionë euro për sektorin privat.
Ekspertët kanë vlerësuar se për një vit do të mblidhen rreth 60 milionë euro, derisa, sipas ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, me kalimin e viteve dhe futjen në sistem të të gjithë kontribuesve, buxheti mund të shkojë edhe deri në 100 milionë euro në vit. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atentati në Kurbin, dyshohet për hasmëri – Viktima, babai i dy të dënuarve për vrasje

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri