LAJMI I FUNDIT:

Të dielën, Prishtina-Partizani

Të dielën, Prishtina-Partizani

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Partizanit të Tiranës do të zhvillojnë një ndeshje miqësore të dielën në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës.

Bashkëpunimi ndërmjet dy ekipeve ka filluar prej kohësh, por tani është duke u zhvilluar dhe në këtë kontekst, skuadra e Partizanit të Tiranës do të arrijë në kryeqendrën e Kosovës për të zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin kampion dhe fitues të Kupës, Prishtinën.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i skuadrës së Partizanit të Tiranës, Eduard Prodani. “FC Prishtina – KF Partizani do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ditën e diele, datë 11 Gusht 2013, ora 18:00, në Prishtinë”, tha Prodani për Sporti1.

Madje ai ka zbuluar se në këtë ndeshje përforcimi i fundit i këtij ekipit nga radhët e prishtinase, Mentor Mazrekaj do të aktivizohet për të dy ekipet.


“Mazrekaj do të aktivizohet një pjesë me Prishtinën dhe pjesën tjetër me Partizanin”, tha ai. Mazrekaj është huazuar për gjashtë muaj te skuadra nga Tirana.

Prej Prishtinës në drejtim të kësaj skuadre kanë shkuar edhe Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahim dhe Behar Maliqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

La Liga
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Amorim përmes WhatsApp-it synon t'i rregullojë problemet në defanziven e Man United

Amorim përmes WhatsApp-it synon t'i rregullojë problemet në defanziven e Man United

Premier League
Kalo në kategori