LAJMI I FUNDIT:

Të dielën, më 23 gusht, në TQP “Dodona” organizohet mbrëmja për Faruk Begollin (Video)

Të dielën, më 23 gusht, në TQP “Dodona” organizohet mbrëmja për Faruk Begollin (Video)

Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, nesër (e diel), më 23 gusht, në ora 20:00, organizon një mbrëmje për Faruk Begollin.

Kjo mbrëmje shënon 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit, të pedagogut dhe drejtorit shumëvjeçar të teatrit “Dodona”.

Në mbrëmje do të shfaqen xhirime të rralla nga jeta dhe vepra e tij, të realizuara nga Faik Gashi. Disa pjesë nga të tilla xhirime mund t’i shihni më poshtë.

Begolli nuk i ka dashur asnjëherë fjalimet, por ndejat, diskutimet dhe atmosferën shoqërore. Prandaj, mbrëmja do të jetë pa protokoll, pa fjalime, por me tingujt e muzikës së lehtë qytetare, të interpretuar live nga Behar Arllati.


TQP “Dodona” fton të gjithë miqtë dhe dashamirët e veprës së tij, të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje. /Telegrafi/

FARUK BEGOLLI

Posted by Faik Gashi on Thursday, May 14, 2015