Nga: Hasan Kaleshi (pjesë nga vepra “Kontributi i shqiptarëve në diturinë islame”)
Për Mesihun nga Prishtina (Pristineli Mesihi) thuajse na mungojnë krejtësisht të dhënat. Duket të ketë lindur aty kah viti 1470. Vetë mbiemri i tij e tregon se është nga Prishtina dhe thuajse të gjitha burimet e thonë se është me origjinë shqiptare. Duhet të ketë kryer ndonjë medrese këtu në Kosovë apo në Maqedoni, e pastaj ta ketë vazhduar medresenë edhe në Stamboll.
U dallua në kaligrafi. Pasi i kreu studimet, hyri në shërbim të vezirit të madh Hadim Ali pasha, si sekretar i tij. Në këtë detyrë mbeti deri në vitin 1511, kur u vra Ali pashai. Vdiq në Bursë më 1512. Ka lënë pas vetes një divan (përmbledhje) vjershash, që merret si shkalla më e lartë e poezisë turke të asaj kohe, kurse vetë turqit e konsiderojnë si lirikun më të madh para Bakisë, Fuzulisë dhe Jahja bej Dukagjinit.
E hartoi edhe një vepër me titull “Sehrengiz” (e cila është vepra e parë e poezisë humoristike në letërsinë turke). Pas këtij, kjo gjini u bë shumë popullore dhe lindën një varg epigonësh të rinj. Mirëpo, famën botërore Mesihu e fitoi me vjershën me titull “Kënga e pranverës” (Behariye), e cila është vjersha e vetme e poezisë turke e cila ka hyrë në antalogjitë e poezisë botërore. Qysh në vitin 1774, orientalisti anglez Ser Vilijam Xhons e futi këtë vjershë në një përmbledhje, “Vjersha të Azisë”, përkthyer latinisht. Në vitin 1787 këtë vjershë e ribotoi Toderini në veprën e vet “Letteratura turchesca”, botuar në Venedik, mandej pasuan dy përkthime në gjuhën gjermane, një nga Viland dhe një nga Hammer Purguhtal.
Dora D’Istria, të cilën e njohim edhe për nga interesimi i saj për letërsinë popullore shqiptare, e përktheu në gjuhën franceze; Misho e futi në biografinë e përgjithshme; Resheri dhe Annemari Shimel e përkthyen përsëri në gjuhën gjermane dhe më në fund Ettore Rossi në gjuhën italiane e botoi në “Oriente Moderno”, pak para vdekjes. Para afër dhjetë vjetësh hyri në një antologji gjermane të vjershave më të bukura të poezisë botërore, “Orfej”. Fehim Bajraktareviqi para dhjetë vjetësh e përktheu në gjuhën boshnjake. Edhe kjo vjershë e Mesihut dallohet nga vjershat e kohës. Është refleks i plotë i ndjenjave dhe idealeve jetësore të Mesihut; na e paraqet Mesihun e vërtetë, i cili ndodhej rrallë në vendin e punës, më shpesh nëpër kafenetë e bahçet, e kjo është refleks i një botëkuptimi anakreon, fahizian. Si e tillë, duke pasur një notë të përgjithshme humaniste, mundi t’i kalonte kufijtë e Turqisë. Ja vetëm disa vargje:
Dëgjo si këndon bilbili; ja, erdhi pranvera,
Në çdo bahçe lulet çelën; ja, vallja si po merr.
Dhe prej drurit të bajames behari vjen fluturim,
Pijë dhe bëj qejf, se shpejt kalon ky zgjim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHigjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!
Sarajet e Ali Pashës, të projektuara nga Petro Korçari
Vdiq aktori Ismail Rama
Letra e Antonio Gramscit për të gruan e tij
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
Gjashtëmbëdhjetë shkrimtarët që bënë vetëvrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit