Të bashkuar drejt fitores
Tani më subjektet politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës veç kanë nisur fushatat e tyre për zgjedhjet e 6 majit, që do të mbahen në Republikën e Serbisë. Kjo e fundit ka paraparë mbajtjen e tri palë zgjedhjeve, ato lokale, parlamentare dhe presidenciale pas dorëheqjes së ish- presidentit Boris Tadiq.
Në këto zgjedhje, shqiptarët e Luginës do të kenë edhe disa subjekte politike të reja, kështu që alternativa e përzgjedhjes do të jetë më e madhe. Shikuar nga optika e numrit të popullatës shqiptare të këtyre anëve, konkludojmë se një numër prej 9 subjekteve politike – përfaqësuese të interesave të shqiptarëve atje – është shumë i madh. Kjo nga fakti i separimit të numrit të votave në masën e panevojshme. Efekti i mos copëtimit dhe bashkimit të klasës politike shqiptare atje, do të kishte shumë më shumë të mira se sa ndarja e panevojshme e tyre në grupime të vogla politike.
Rikujtojmë se komuna e Preshevës në jug, e Bujanocit në mes dhe e Medvegjës në veri paraqesin territorin e njohur si Lugina së Preshevës, saktësisht Kosova Lindore, të cilat momentalisht janë të ngjitura me Republikën e Serbisë. Lugina e Preshevës ka një hapësirë prej 1250 kilometra katrorë, në të cilën deri në vitet e ’90-ta jetonin mbi 100 mijë banorë shqiptar. Diskriminimi shtetëror serb ndaj popullatës shqiptare në këto anë, ka rezultuar që për më se dy dekada ky rajon të zbrazet me një shpejtësi të madhe. Aktualisht, në Luginën e Preshevës jetojnë diku rreth 70 mijë banorë, ku komuna e Medvegjës numëron më pak se 400 banorë autokton shqiptarë. Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Serbi, shqiptarët e këtyre anëve kanë bojkotuar pjesëmarrjen në regjistrim.
Në dy komuna vetëqeverisjen lokale deri më tani e drejtojnë shqiptarët, kurse në Medvegjë jo. Në nivelin qendror, shqiptarët i përfaqësonte edhe një deputet në Kuvendin popullor të Republikës së Serbisë, mirëpo ai asnjëherë nuk pati ndonjë efekt në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, ku më shumë kjo pozitë mbulonte para faktorit ndërkombëtar laramanin e përfaqësimit në Serbi se sa që i jepej hapësirë veprimi këtij deputeti. Përveç kësaj, shqiptarët janë të organizuar edhe në një Këshill Nacional me seli në Bujanoc e në të cilin nuk marrin pjesë të gjitha subjektet politike shqiptare.
Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk janë ende të barabartë me qytetarët e tjerë në Republikën e Serbisë. Në Luginë kërcënohet siguria dhe shkelen të drejtat individuale e kolektive. Arrestimet spektakulare të shqiptarëve të bëra me 26 dhjetor të vitit 2008 nga forcat e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, vërtetuan qëndrimin që Serbia, përmes trashëgimtarit të Millosheviqit – ministrit aktual të policisë, Ivica Daçiq – nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj shqiptarëve. Prokuroria për krime të luftës akuzon Agush Memishin, Faton Hajdarin, Ahmet Hasanin, Nazif Hasanin, Samet Hajdarin, Ferat Hajdarin, Kamber Sahitin, Selimon Sadikun dhe Burim Fazliun për gjoja krime të luftës kundër civilëve serbë dhe të tjerë në rajonin e Gjilanit pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Këtë vit, me insistimin dhe kërkesën e shtetit serb, ekstradohet nga Zvicra edhe Shemsi Nuhiu, ngjashëm i akuzuar për krime lufte.
Shqiptarët janë i vetmi komunitet në Serbi që nuk kanë të drejtë të përdorin simbolet e tyre kombëtare, për të cilat kërkesa spektri politik shqiptar atje, me 28 nëntor të vitit të kaluar, ka organizuar protesta në Preshevë e Bujanoc. Ekonomikisht, rajoni i Luginës së Preshevës është më i pazhvilluari në Republikën e Serbisë, ku për këtë, rajoni dita-ditës po zbrazet edhe më shumë.
Duke parë të gjitha këto, subjektet politika shqiptare të Luginës së Preshevës për këto zgjedhje duhet të jenë edhe më shumë vigjilent e të koncentrohen kryesisht në ato fusha e segmente të cilat ndihmojnë dhe e shtyjnë ndryshimin radikal të pozitës së shqiptarëve në këto anë.
Sipas asaj që shohim në terren, 9 subjektet politike shqiptare për zgjedhjet e 6 majit janë paraprakisht të ndara në dy blloqe, pra ato të cilat me të drejt nuk duan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare e presidenciale dhe në ato që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, kurse kërkojnë bojkotin e zgjedhjeve presidenciale. Në këto zgjedhje, një veprimtar politik i shqiptarëve – i cili është pjesë e Partisë Liberal Demokrate të Çedomir Jovanoviqit, njëherazi edhe kandidat nga ky subjekt politik për deputet të Kuvendit popullor të Serbisë – lobon për pjesëmarrje të shqiptarëve në zgjedhjet lokale, parlamentare dhe ato presidenciale. Shikuar nga arritjet e viteve të fundit, mospjesëmarrja e elektoratit shqiptar në zgjedhjet parlamentare e presidenciale është veprim jo i padrejtë. Konfuzioni i krijuar pa nevojë nuk do t’u ndihmojë aspak as spektrit politik as qytetarëve shqiptar të Luginës së Preshevës. Arsyetimin e daljes në zgjedhjet parlamentare e presidenciale, blloku i partive pjesëmarrëse në këto zgjedhje e mbështet te gjoja sugjerimet e bashkësisë ndërkombëtare për pjesëmarrje – edhe për kundër faktit se po e njëjta ka pasur vesh të shurdhër për pozitën e qytetarëve shqiptar në Serbi.
Domosdoshmërisht, fajin për mos rekomandim e këshillim të prerë të daljes apo mos daljes në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të subjekteve politike shqiptare, e bartin edhe Prishtina zyrtare edhe Tirana zyrtare. Kurse, zgjedhjet lokale ndërlidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve e me këtë ato bëhen të domosdoshme e që nuk u nevojitet ndonjë rekomandim i veçantë nga askush.
Sikur shqiptarët si bashkësi etnike në Republikën e Serbisë do të kishin vende të rezervuara dhe privilegjet të cilat i gëzojnë serbët në Republikën e Kosovës, do të ishte i drejtë e i nevojshëm participimi edhe në zgjedhjet parlamentare e presidenciale. Ndërsa, participimi sa për dekor nuk u ka sjell deri më tani e as që shpresohet që do tu sjellë asnjë dobi shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Klasa politika në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, por edhe qytetarët, do të duhej ta kuptonin se vetëm përmes bashkëpunimit e bashkërendimit, jo vetëm që do të dilnin fitimtar të këtyre proceseve zgjedhore aktuale, mirëpo me theks të veçantë do të fitonin edhe në relacion me pozitën dhe nevojat imediate për progres të gjithmbarshëm kombëtar të shqiptarëve në rajon.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?