LAJMI I FUNDIT:

Do të arrestohen dëshmitarët nëse kanë injoruar dy herë radhazi ftesën e PSP-së

Do të arrestohen dëshmitarët nëse kanë injoruar dy herë radhazi ftesën e PSP-së
????????????????????????????????????

Nuk ka mundësi për ikje ose mosparaqitje të ftesës së PSP-së nga personat të cilët që do të thirren si të dyshuar apo dëshmitarë më shumë se dy herë, shpjegojnë nga kjo prokurori për portalin SDK.mk pas informacioneve se disa nga dëshmitarët në para-hetim procedural kanë deklaruar se janë në pushime apo udhëtim zyrtar ose ftesa thjesht është injoruar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo vlen edhe për personat të cilët kanë dorëzuar si justifikim se janë të sëmurë, siç është rasti me një nga dëshmitarët kyç kur PSP e kanë ftuar atë në maj.

Pas dy mungesave të marrjes në pyetje, herën e tretë të ftesës duhet të vijnë, përndryshe PSP do të lëshojë një urdhër për paraburgim të detyruar edhe nëse ata janë jashtë shteti, shpjegojnë procedurën nga ekipi i PSP-së.


“Ne tashmë kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me autoritetet gjyqësore në BE, me SHBA dhe vendet e rajonit më të gjerë. Ne kemi në dispozicion mekanizmat e njohura për bashkëpunim ndërkombëtar. Do të përdorim të gjitha mekanizmat, dhe nëse është e nevojshme do të lëshojmë urdhër-arrest nëpërmjet Interpolit”, thonë nga PSP.

Të pyetur sesi do të reagojnë PSP nëse disa arrestime shkaktojnë protesta ose trazira në vend, nga atje kanë thënë se të gjithë do të trajtohen në të njëjtën mënyrë siç veprohet me qytetarë në procedura penale.

“Nëse ka rreziqe, hetuesit do të njoftojnë Ministrinë e Brendshme. Do të jetë një test për policinë dhe institucionet e tjera nëse do të veprojnë siç kërkohet nga ligji”, thuhet nga PSP. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori