LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Momenti i fundit për depolitizimin e UT-së, të zgjidhet Rektor apolitik

Taravari: Momenti i fundit për depolitizimin e UT-së, të zgjidhet Rektor apolitik

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në Universitetin e Tetovës, kriteret shtesë në konkursin e anuluar dhe më pas kandidimin e personave të afërt me politikën për rektor të UT-së.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të emëroj ushtrues detyre rektor apolitik në UT. Taravari thotë se është momenti i fundit që Universiteti i Tetovës, të mendojë për cilësi dhe jo për kuantitet dhe në të duhet të vlejnë ligjet sikurse për gjitha universitetet tjera në vend.

Kreu i ASH-së thotë se ndryshime duhet të bëhen edhe në zgjedhjen e Senatit të UT-së, pasi ekzistojnë dyshime se edhe Senati, është zgjedhur në mënyrë jo të rregullt ndërsa nga anëtarët e tij varet edhe zgjedhja e rektorit të ri.


“Apelova tek Ministri që është momenti i fundit që këtë institucion të fillojmë ta depolitizojmë. Jo se kam intenca për tu emërua apo për tu përzier në Universitet përkundrazi, shqiptarët kanë autoritete që do ishin të pranuar nga ana e të gjithë shqiptarëve, dhe një të tillë duhet ta zgjedhin në Universitetin e Tetovës për ti vendosur gjitha rregullat dhe institucioni të funksionojë ashtu si duhet.

Andaj dhe apelova tek Ministri i Arsimit edhe pse nuk e di nëse ka të drejtë apo jo, por, nëse Senati është i kapur apo janë të përzgjedhur anëtarë të Senatit njerëz që varen nga një dy apo tre persona atëherë sërish do zgjidhet rektor aty një person i cili është kukull i rektorit të kaluar dhe nuk dua të besoj që do jetë kështu”, deklaroi Arben Taravari. Kryetar i ASH-së. /alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori