Taravari: Ceremonitë shtetërore i organizon pushteti dhe jo opozita, BDI duhet të mësohen në karrigen e mysafirit
Shënimi i përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit ka përplasur partitë shqiptare në pushtet dhe opozitë.
Bashkimi Demokratik për Integrim e quan ofendues faktin që siç thonë, një putinist i përbetuar, një mosnjohës i pavarësisë së Republikës së Kosovës si Ivan Stoilkoviq, është zëvendëskryeministër dhe ministër përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit dhe shtoi se, ka zvogëluar buxhetin për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Si pasojë, buxheti për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit është zvogëluar me vendim të qeverisë monoetnike dhe aminin e vazalëve puthadorë të cilët kanë okupur institucionet e shtetit pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me preferencë të VMRO DPMNEsë si në kohërat e monizmit dhe të Millosheviqit. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të qëndrojë duarkryq kur shqiptarët dhe të tjerët po poshtërohen çdo ditë dhe kur çdo e arritur në drejtim të barazisë po zhbëhet”.
Duke folur për organizimin e kësaj feste në mënyra të veçanta, njëri ndër udheqësit e VLEN-it dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se BDI nuk mund të mësohet në opozitë dhe se ka të drejtë të organizojë festa private dhe se siç tha, BDI në njëfarë mënyre ka pretendime për të privatizuar disa ngjarje.
AREBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Gjithnjë prej BDI-së ka pasur tendeca që disa ngjarje t’i privatizojnë. Unë mendoj se nuk munden ta pranojnë ende se ata janë opozitë dhe ngadal duhet të jenë mysafirë te ata që organizojnë eventin për Marrëveshjen e Ohrit, por sidoqoftë ne nuk mundemi që t’ua ndalojmë që të organizojnë manifestime private, le të vazhdojnë, por manifestimin shtetëror e organizojnë partitë të cilat janë në pushtet, ato janë të mirëseardhur, janë të ftuar dhe duhet ta dinë botërishtë se asnji festë apo ngjarje nuk është ngjarje private, por janë festa dhe ngjarje të cilat ju takojnë qytetarëve të cilët jetojnë në RMV, konkretisht në këtë rast shqiptarët”.
Ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Integrim të martën më 13 gusht do të shënojë Manifestimin qendror për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit mbahet, e cila me fillim në ora 12:00 do të organizohet në hotelin Aleksandar Palas në Shkup. Ndërkoh, nga VLEN njoftojnë se për të martën janë para parë disa aktivitete, ku njëra ndër to, në orën 19:00 kanë organizuar ngjarje solemne në Muzeun e Arteve Bashkëhore. /Shenja
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri